×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i shkarkuar i rezervave shtetërore publikon kontratat e paligjshme: Hedh akuza të ashpra në drejtim të MTI-së

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    I ftuar në emisionin “Pa maskë”, drejtori i shkarkuar i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Arton Muçaj ka drejtuar akuza të ashpra në adresë të udhëheqësve aktual të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të udhëhequra nga NISMA e Fatmir Limajt.

    Shkarkimit të tij i parapriu acarimi i marrëdhënieve midis partnerëve të koalicionit qeveritar, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt.

    Muçaj pretendon se shkarkimi i tij erdhi si pasojë pasi që ai nuk lejoi që të veprohet kundërligjshëm dhe ngaqë u shëndërrua në pengesë për ata që dëshironin t’i keqpërdorini rezervat shtetërore.

    Muçaj u shkarkua nga pozita të cilën e mbante tash e dy vite. Sipas tij, ky është një vendim i ngutshëm dhe i gabuar.

    “Unë nuk mendoj se ata e kanë pasur qëllimin të më largojnë nga shërbimi civil ngase e dinë se nuk kanë mundësi. Munden një muaj, dy, tre… aq sa zgjasin procedurat. Por, ideja e tyre, ose qëllimi i tyre ka qenë të më largojnë prej sistemit sepse ata duan të keqpërdorin rezervat shtetërore dhe unë kam qenë pengesë”, ka deklaruar Muçaj.

    “Ata kanë bërë keqpërdorim të rezervave shtetërore… këtu i kam dokumentacionet që unë i ofroj. Normalisht, për krejt këto deklarime duhet mua të më thërrasë prokurori si të dal nga këtu dhe un i kam krejt faktet që ia dorëzoj. Ata vendosin se çka është ligjore e çka jo”, ka thënë Muçaj duke thënë se pretendimet se ai ka bërë shkelje dhe prandaj është shkarkuar, duhet qartësuar nga organet e drejtësisë.

    Muçaj ka bërë publike edhe disa kontrata që sipas tij janë nënshkruar në mënyrë antiligjore nga sekretari permanent i MTI-së, Burim Rreci. Me këto kontrata ai pretendon se është dëmtuar buxheti i shtetit të Kosovës dhe se këto kontrata i ka inciuar edhe në polici.

    Ai ka veçuar edhe kontratën e bërë me kompaninë e dhëndrit të Fatmir Limajt për ruajtjen e grurit ku kompania përfiton 25 mijë euro në vit, ndërsa më parë gruri ruhej në një depo pa pagesë. Sipas tij, kjo kontratë është bërë në kohën kur ministër i Tregtisë dhe Industrisë ishte Endrit Shala.

    Në intervistën “Pa maskë” ish drejtori i Departamentit për Rezerva Shtetërore ka ftuar prokurorinë që të hetojë rastin me pretendimin se posedon dokumente të cilat vërtetojnë keqpërdorimet.

    Muçaj ka thënë se është ballafaquar me presione nga më të ndryshmet nga sekretari i kësaj ministrie, Burim Rreci i cili fillimisht kishte kërkuar punësimin e një personi dhe kur kishte hasur në refuzim, i kishte dërguar vërejtje me shkrim. Po ashtu, ish drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore ka thënë se ka pasur rast kur këshilltari i ministrit aktual të MTI-së Vesel Krasniqi nga radhët e NISMA, kërkoi që të blihen maska për të përfituar ministri me firmën e tij.

    Sipas tij, edhe në takim me ministrin, ai ka insistuar që të blihen maska dhe materiale shëndetësore, përkundër faktit se strategjia e rezervave shtetërore nuk është kompetencë ekskluzive veç e MTI-së, por e disa ministrive.

    “Më pas e kuptova se Vesel Krasniqi e paska një fabrikë që prodhon maska dhe ka dashtur që në kohën e pandemisë të blejë maska me shumicë për rezervat shtetërore. Që është absurd”, ka thënë Muçaj duke treguar vendondhjen e kompanisë në rajonin e Malishevës, në vendin e quajtur Bellanicë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Konferenca e Munihut për Siguri la në margjina Ramën e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka shkuar sot për vitizë në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, ku është pritur...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kosova dje më 17 shkurt i ka mbushur 17 vjet të shtetësisë. E me rastin e ditës së Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani,...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga homologia e saj sllovene, Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka munguar në seancën e sotme të gjykimit në Hagë. Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri, për FrontOnline, thotë se ikja masive ka ndodhur si rezultat i mungesës së mundësive për punë...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Astronomja shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni ,me mbështetjen e NASA-s do të udhëtojë me një mision të ri. Ky udhëtim, ajo tha...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet që qëllimshëm me veturën e tij e kishte goditur veturën e viktimës...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    0 persona janë arrestuar në Tiranës. Aksioni u zhvillua mëngjesin e sotëm në disa zona të kryeqytetit shqiptar, nga agjentët e Antidrogës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.