×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Shëndetësisë jep detaje për 52-vjeçarin nga Istogu që vdiq nga COVID-19

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Një 52-vjeçar nga Istogu është viktima e 41-të nga koronavirusi në Kosovë. Ai ishte u trajtuar në QKUK, dhe vdiq si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe komplikimeve tjera shëndetësore.

    Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, ka thënë për Gazetën Express se viktima ka pasur sëmundje të mushkërive.

    “Viktima është dërguar në QKUK para rreth 4-5 ditësh. Ka pasur probleme shëndetësore me mushkëri, bronhit”, ka thënë Osmanaj.

    Osmanaj tha se tre anëtarë të familjes së viktimës po i presin rezultatet e testimeve për COVID-19.

    “Tre anëtarë të familjes së viktimës po i presin rezultatet e testimeve, mostrat e tyre janë dërguar të dielën”, ka deklaruar Osmanaj.

    Ndërkohë, të mërkurën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku kanë rezultuar pozitive 95 raste.

    Rastet pozitive janë nga Peja, Vitia, Prizreni, Prishtina, Mamusha, Gjilani, Gjakovës, Istogut, Lipjani, Mitrovicë, Fushë Kosova, Kllokoti, Malisheva, Rahoveci dhe Vushtrria.

    Me rastet e mbrëmshme, numri i personave që kanë rezultuar pozitivv ka shkuar në 2 mijë e 363, ku prej tyre janë shëruar 1 mijë e 171 pacientë.

    Ndërkaq me vdekjen e 52-vjeçarit nga Istogu, numri i viktimave të COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 41.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë: “Me...
    Lajme23 Maj 2025
    Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktuar prokurori për t’i hetuar kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa...
    Lajme23 Maj 2025
    Në Konferencën e Investitorëve për zhvillimin e turizmit lokal, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar master planin për zhvillimin...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit të sotëm të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, disa...
    Lajme23 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, ajo u ftua nga homologia e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në një...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese...
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.