Fauci bëri parashikimin pasi rastet e reja të koronavirusëve u rritën 46 përqind më shumë, shkruajnë mediet britanike.
“Tani ne kemi +40 mijë raste të reja në ditë”, i tha Fauci një Komiteti të Senatit.
“Unë nuk do të befasohem nëse arrijmë edhe deri në 100 mijë raste, deri sa të ndryshojë sjellja” tha ndër të tjera ai.
Nënkryetari i presidentit e pyeti Faucin nëse do ishte në gjendje të vlerësonte shkallën e vdekjeve, por eksperti shëndetësor nuk pranoi që ta bënte një gjë të tillë.
SHBA është vendi me më së shumti të infektuar – 2,699,554 raste.