×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, humb apelin në Amerikë, kërkonte 60 milionë dollarë dëmshpërblim

    FrontOnline
    03 Shtator 2020
    Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka humbur në apelin e një gjykate amerikane, përballjen me autorin dhe shtëpinë botuese të librit “Qentë e Luftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.

    Top Channel ka siguruar vendimin e gjykatës së apelit të Floridës përmes të cilit lihet në fuqi vendimi gjykatës së shkallës të parë nga një gjykatë në Florida nga ku u hodh poshtë kërkesa e avokatëve të Shkëlzen Berishës se autori librit “Qentë e Luftës”, Guy Lawson kishte konsumuar shpifje me ato që shkruante për rolin e Berishës në tregtinë e armëve dhe tragjedinë e Gërdecit.

    Në vendimin që mban datën 2 Shtator 2020 gjykatësit Martin, Newsom, dhe O’scannlain thuhet: Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisw AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha

    Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.

    Të dy gjykatësit amerikan në vendimin e tyre unanim hodhën poshtë apelin e Shkëlzen Berishës duke konfirmuar vendimin e gjykatës së distriktit në Florida.

    Në vitin 2015 Guy Lawson e publikoi librin me titull “Arms and the Dudes: How Three Stoners from Miami Beach Became the Most Unlikely Gunrunners in History. (Çunat dhe Armët: Si tre çuna nga Miami Beach u bënë trafikantët e zëshëm të armëve më historinë amerikane).

    Disa vite me bas bazuar në këtë libër nga ku Shkëlzen Berisha përshkruhet si djali me sy peshkaqeni, Hollivudi realizoi një film.

    Me vendimin e gjykatës së apelit merr fund përpjekja e Shkëlzen Berishën për të diskredituar dhe hedhur poshtë çfarë Guy Lawson ka shkruar në libër e marrë prej tij jo pak por 60 milion dollarë në formë dëmshpërblimi/TCH.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.