×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Dieta me makarona, bën mrekulli për pak kohë

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Një studim mbi dietën e më shumë se 23 mijë njerëzve ka zbuluar që konsumimi i moderuar i makaronave shoqërohet me një bel më të hollë dhe raport më të shëndetshëm të belit dhe vitheve.

    Dëshiron t’i rritësh përfitimet e karbohidrateve të preferuara? Ftohi! E gjitha ka të bëjë me krijimin e niseshtesë rezistente. Ndërsa karbohidratet e përpunuara, që ndodhen në bukën e bardhë, biskota dhe kek, përthithen lehtë nga trupi, duke lejuar kaloritë e tyre të depozitohen lehtësisht si yndyrë, niseshteja rezistente (me këtë emër për rezistencën ndaj tretjes) kthehet në acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, që digjen shumë më lehtësisht si energji.

    Drithërat e plota, bishtajat, tërshëra e gjallë dhe bananet e papjekura janë plot me niseshte rezistente, por po kështu janë dhe patatet, makaronat e bardha dhe orizi, kur ato janë të gatuara dhe të ftohta. Për çudi, po t’i lësh patatet, orizin ose makaronat e gatuara të ftohen në frigorifer, krijohet niseshteja rezistente për shkak të ndryshimeve në zinxhirin molekular të ushqimeve. Pasi ftohen, ato mund të hahen të ftohta ose të ringrohura. Niseshtja e patateve është gjithashtu dhe një burim i shkëlqyer i niseshtesë rezistente. Provo ta përdorësh në vend të niseshtesë së misrit për të trashur salcat, në tava ose supë.

    Nëse kombinon një burim niseshteje rezistente me një burim proteinash, është gjetur që shpejton djegien e yndyrave nëse do e krahasonit vetëm me niseshtenë rezistente ose vetëm me proteinat, kështu që hidh një vezë të zier ose dy në sallatën e patateve dhe mbulo pjatën e mbetur të orizit me ca copa mish pule. Ky kombinim do të gjallërojë metabolizmin, por dhe ndihmon për të qëndruar më gjatë të ngopur.

    Dhe nuk është vetëm kaq. Është gjetur dhe që niseshteja rezistente vepron si një prebiotik i fuqishëm, duke forcuar shëndetin e zorrëve. Duket se redukton inflamacionin, rrit përthithjen e disa mineraleve dhe ul rezistencën e insulinës. Molekula e mrekullueshme mund të ndihmojë dhe për të parandaluar diabetein e tipit dy e kancerin e zorrës. “Disa popullsi dhe kultura kanë përfituar nga niseshteja rezistente prej kohësh”,- ka thënë për revistën “Time” studiuesi Paul Arciero. “Në bindjen time, kjo i ka mbrojtur ata kundër dëmeve të dietës së pasur me karbohidrate të kohëve moderne”.

    Kështu që, ftohi njëherë karbohidratet dhe më pas mund t’i shijosh pa u shqetësuar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Arsim Bajrami ka tërhequr kandidaturën për postin e Presidentit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bajrami përmes një njoftimi në rrjetet...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.