×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dhunohet shqiptari 12 vjeçar në Greqi, flet babai i tij

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Aristotel Dhëmbi prej vitesh jeton emigrant në Greqi dhe së fundmi djali i tij 12-vjeç është dhunuar nga babai i mikut të tij, për shkak se është shqiptar.

    Arsitotel Dhëmbi thotë se ishte në punë në momentin që ka ndodhur ngjarja, por konfliktet mes djalit të tij dhe mikut të tij grek kanë qenë të shpeshta.

    Arsyeja e konflikteve sipas Aristotelit ishte fakti se biri është shqiptar. Sakaq, në një video të bërë virale në rrjete sociale është fiksuar moment kur babai i mikut të 12-vjeçarit, dhunon të miturin.

    “Djali si shëndet është mirë, por nga ana psikologjike jemi të gjithë të shokuar. Ditën e premte unë punoja, isha në punë nga ora gjashtë e pasdites deri në orën dy pas mesnate. Rreth orës 10 më merr në telefon nusja dhe më thotë se djali është dhunuar nga babai i një shoku të klasës. Kur më kanë thërritur disa herë në shkollë për djalin më kanë thënë që është konfliktuar me të njëjtin fëmijë. Vajta në shkollë dhe e thërras djalin dhe i them, se përse u konfliktove me shokun e klasës, më thotë djali, më shan sepse jam shqiptar. U revoltova më tha djali. I them drejtoreshës dhe unë të isha do të reagoja ashtu. Unë nuk i vë faj atij djalit tjetër sepse edukata familjare është e para, ne e marrim edukatën në familje. Djalin e kanë filmuar shokët dhe ma kanë dërguar videon në Facebook. Kishin shkuar dhe në polici dhe ata më prisnin mua për të bërë një denoncim”, u shpreh Dhëmbi në emisionin “Shqipëria Live”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz minimizoi sot rëndësinë e dështimit të Bundestagut për të zgjedhur tre gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Federale, ndërsa mbuloi...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në shtetin amerikan të Kentucky-t. Guverantori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se është...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një avion është rrëzuar në Aeroportin e Londrës. Policia e Essex tha për BBC-në se u njoftua për një aeroplan 12 metra lart...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.