×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja lidhur me vrasjen në Kamenicë: Burri dyshohet se e vrau gruan e tij me shufër metalike

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm – shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare.

    Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori i rastit, policia dhe ekipa mjekësore, me ç’rast nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e të ndjerës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    Ndërsa, i dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke...
    Lajme17 Prill 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e Kadetëve. Në një postim në Faceobok, FSK bën të...
    Lajme17 Prill 2025
    Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se mënyra sesi Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur veprimin politik në lidhje...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veturë dhe një motoçiklete në fshatin Terstenik të...
    Lajme17 Prill 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit ku një i ri ka humbur jetën. Për këtë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Një 29-vjeçar me inicialet M.Sh. ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy automjeteve në vendin e...
    Kronika17 Prill 2025
    Një person ka vdekur në një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit.  Lajmi për Front Online është konfirmuar nga Flora Ahmeti,...
    Lajme17 Prill 2025
    Grupi qytetar “Asnjëcentmashumë” ka njoftuar për organizimin e protestës së radhës të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ky grup pritet që...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Një ndërhyrje kirurgjikale e jashtëzakonshme u krye në ditët e fundit në Fondacionin Universitar në Kampusin Bio-Medico në Romë ku u hoq...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.