
Kanë mbetur edhe tri ditë afat që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për dekretin e presidentit për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Lidhur me këtë për FrontOnline ka folur deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK-në), Albena Reshitaj.
Ajo tha se si parti do ta respektojnëçfarëdo vendimi qëmerr Gjykata dhe më pas do të veprojnë.
“Ne do të pranojmëçfarëdo vendimi që vjen prej një institucioni shumë kompetent,siçështë Gjykata Kushtetuese. Ne në asnjë moment nuk do tëtentojmë tëpërgënjeshtrojmë një vendim të njëinstitucioniprofesional qëështë më kompetenti për të dhënë një vendim siçështë Gjykata Kushtetuese. Ne jemi të gatshëm tëpranojmëçfarëdo vendimi që Gjykata Kushtetuese e merr dhe normalisht në bazë të asaj ne do tëveprojmë dhe nuk e kontestojmë atë vendim ne i besojmë Gjykatës ashtu siç duhet t’i beson çdo qytetarë dhe parti politike”, tha ajo për Front Online.
Reshitaj tha se kanë qenë pro koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë për shkak të rëndësisë që ka formimi i institucioneve stabile.
“AAK-ja nuk ka qenë ajo që e ka shtyrë prishjen e një koalicion zgjedhor,siç ka qenë ajo me LDK-në dhe Vetëvendosjen. AAK-ja e ka bërë njëopozitarizëm që e konsideroj tësuksesshëm gjatë asaj periudhe në momentin qëështë prish një koalicion dhe nga LDK-ja është kërkuar tëbëhet një mocion i mosbesimitatëherë si parti opozitare AAK-ja ka qenë pro asaj qëtë gjendet një zgjidhje. Tëgjithë deputetët e AAK-së janë ndje keq se ështëdashtë me ndodh nëperiudhë tëpandemisë, mirëpo nuk marrimpërgjegjësi për tëcilat nuk kemi arsyeje”, tha ajo për Front Online.
AAK-ja ka vendosur që në Qeveri të ketë figura të reja
E pyetur se a i është ofruar ndonjë post udhëheqës në qeverinë e re nga partia të cilës i takon, Reshitaj tha se kryesia e AAK-së ka vendosur që në ekzekutiv të përfaqësohet me njerëz te ri të cilët nuk janë pjesë e legjislativit pasi që në rast se një deputet i AAK-së do të bëhet ministër do t’i jepet mundësia PSD-së të hyjë në grupin parlamentar.
“Nëse mendoni për mua personalisht ne jemi deputetë dhe ështëvendosur nga kryesia ku kemi pasur një mbledhje tënënkryetarëve së bashku me kryetarin. Ne më pas në mbledhjen e kryesisë kemi diskutuar se si do të përfaqësohemi ne në qoftë se do tëkrijohet një Qeveri e re e para që unë e vlerësoj te partia që i takoj është që kemi vendosë që në ekzekutiv tëdërgojmëfigura të reja, gjenerata të reja”, tha ajo.
Reshitaj e cila është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi foli edhe për menaxhimin e situatës me Coronavirus.
Ajo tha se është herët që të jepet një deklaratë se si është menaxhuar kjo situatë.
“Ne faktikisht si Komision jemi duke ftuar për raportim në mbledhje të Komisionit radhazi akterëtpërgjegjës të institucioneve përgjegjëse shëndetësorë nëKosovës për të na treguar si kanë shkuar të gjitha procedurat e menaxhimit të situatës. Fatkeqësisht ne nuk mund ta thërrasim në raportim ministrin dhe për këtë arsye ne po thërrasimpjesë të administratës që të raportojnë për këtë. Ne jemi duke mbledhur informata nga raportimet e tyre dhe mendoj se është herët që të japim njëkonkludim duke e pasur parasysh se ende jemi në faza tëpandemisë do të dalim joprofesional nëse e japim një deklarim se si është menaxhuar situata, u shpreh ajo për Front Online.
Deputetja e AAK-së: Po pengohet puna e Komisionit për Shëndetësi
Megjithatë, ajo ka thënë se gjatë kësaj periudhe janëvërejtur edhe lëshime nëmenaxhimin e situatës me Covid-19, siç tha ajo, rasti i vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve.
Ajo thotë se ka tendenca për pengimin e punës së Komisionit në kohë pandemie.
“Mëvjen keq që po tentohet të pengohet puna profesionale e Komisionit, unë kam prit tëkundërtën që do tëvlerësohet angazhimi i Komisionit gjithashtu do tëvlerësohetedhegatishmëria jonë prej fillimit tëpandemisë prej 28 shkurtit kur iu kemi thënë institucioneve se jemi të gatshëm edhe si Komision që të përkrahim këtësituatëpërkundrazi tentohet që të pengohet puna e Komisionit”, tha ajo për Front Online.