×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Rexhepi: Kurrë nuk do të votoj pro shkarkimit të Vjosa Osmanit

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Deputeti i LDK’së dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Fatmir Rexhpi i ka thënë Gazetës Express se kurrë hiç nuk do të votoj pro shkarkimit të Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë. Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka propozuar që kryetarja e Kuvendit të lirohet nga posti i nënkryetares së partisë dhe anëtares së kryesisë dhe për këtë ka kërkuar votim nga KP i LDK’së.

    Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së ka afat deri sot në ora 19:00 që të votoj për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse të partisë, atë të nënkryetares dhe anëtares së kryesisë dhe në të njëjtën kohë zgjedhjen e Avdullah Hotit në postin e nënkryetarit.

    Deputeti nga Gjilani, Fatmir Rexhepi është shprehur kategorikisht kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.

    Avdyli: Shkarkimi i Vjosa Osmanit, do t’i kthehet bumerang Isa Mustafës

    Rexhepi ka thënë është turp të ndodhë shkarkimi i Osmanit.

    “Jo, kurrë hiç nuk do të votoj pro shkarkimit të Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares së LDK’së dhe anëtares së kryesisë. Është turp me ndodhë kjo. Mendoj që është gabimi më I madh I kryesisë së LDK’së, sepse kryesia e LDK’së dhe LDK’ja dallojnë”, ka thënë Rexhepi në një bisedë për Express.

    Ai e ka quajtur hap të gabuar iniciativën e tillë e cila do ta dëmtojë shumë LDK’në.

    “Hapa të gabuar janë të kryesisë së ngushtë të LDK’së, gabim pas gabimi mendoj që kjo do ta dëmtojë shumë LDK’në, prandaj për ta ruajtur LDK’në, Vjosa duhet të mbetet nënkryetare dhe të vazhdoj bashkëpunimi”, tha ai.

    Anëtari i KP’së tha tutje se është korrekte që të kërkohet zgjedhja e Avdullah Hotit në pozitën e nënkryetarit kur u pyet se a do të votoj pro zgjedhjes së tij.

    “Ajo është diçka në rregull, ai është kryetar i qeverisë dhe është korrekte të jetë nënkryetar kurse sa I përket Vjosa Osmanit është gabim I madh, kjo nuk I bën nder as atyre që e kanë inicuar dhe as udhëheqjes së partisë sepse ka vend për të gjithë”, tha ai.

    Deputeti Rexhepi hodhi Kritika ndaj një grupi të ngushtë të LDK’së që sipas tij kanë bërë koalicon në interes të tyre, teksa tha që besimi i elektoratit të LDK’së është treguar në zgjedhjet e 6 tetorit.

    “Ky propozim është pa vend, politikisht është gabim por edhe në lidhje me besimin që elektorati e ka treguar për Vjosën në zgjedhjet e 6 tetorit, kjo do të ishte goditje e rëndë për çdo votues të LDK’së që e do LDK’në pak më ndryshe sesa që e do një grup i ngushtë që bëjnë koalicione për interes të tyre. 6 tetori është mesazh I qartë për votuesin, a ka ndërruar bindja e votuesit nuk e di, por besoj mesazhi i 6 tetorit ishte për një koalicion tjetër e jo për koaliconet të cilat kanë ndodhur tash”, tha deputeti i LDK’së.

    Rexhepi ka abstenuar kur është votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti më 25 mars dhe njëjtë ka votuar edhe më 3 qershor kur është zgjedhur Avdullah Hoti në postin e kryeministrit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    UEFA sot pritet të marrë vendim rreth ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u zhvillua të premten në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre si shkak...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos “mërzitet” dhe të mos reagojë nëse akuzat...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një sulm izraelit ndaj një pallati shumëkatësh në Gazën veriore, shkaktoi dhjetëra dhe vrarë dhe të plagosur. Ndërsa ende nuk ka një...
    Sport17 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot në Maqedoninë e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.