×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV’së: Numrat e tregojnë, kjo është qeveri pa legjitimitet

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet – sipas këtij këtë e tregojnë numrat.

    Rexhaj po ashtu për takimin e sotëm mes liderëve të koalicionit, pas deklarimit të Fatmir Limajt për medie, tha se Limaj i takon një subjekti politik i cili ka punuar jo në të mirë të Kosovës.

    “Mendoj që Limaj po harron që i takon një subjekti politik i cili ka punuar jo në të mirë të Kosovës duke e zhvatur këtë vend përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar institucional ndër vite dhe po harron se cfarë është duke përfaqësuar ai dhe miqtë e tij aty që kanë pasur një takim (takimi Mustafa-Haradinaj-Limaj) për të mirën e Kosovës”, ka thënë Rexhaj në RTK.

    “Nëse ju kujtohet seanca e parë e Qeverisë Kurti, Limaj patë thënë dicka shumë ironike dhe doli tejet qesharak , ai i tha “kur shkon në Bruksel, në Amerikë mos u kthe në Kosovë më sepse ti je tradhëtar’. Tash nëse e shihni ky delegacion po thërret në unitet, edhe opozitën pra Vetvendosjen, në mënyrë të paturpshme duke e ditur se LDK-ja, AAK-ja, NISMA dhe një pjesë e minoriteteve nuk e përbëjnë shumicën parlamentare. Për këtë nuk ka dilema sepse numra e tregojnë, kjo është një Qeveri pa legjitimitet”.

    Deputeti nga radhët e LVV-së tha se ka ndodhur një divijim i vullnetit të qytetarëve sepse ata kanë votuar për qeverinë Kurti, në rend të parë, dhe të dytën LDK-në por në krye me Vjosa Osmani.

    “Çështja e legjitimitetit është e diskutueshme sepse konceptohet në mënyra të ndryshme por ajo që dihet deri tash është se ka një lloj devijimi të vullnetit qytetarë, sepse qytetarët kanë votuar për Lëvizjen Vetvendosje në rend të parë, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, me kandidate për kryeministre Vjosa Osmani, ndërkaq rrugës ka ndodhur një devijim. Devijacione të tilla në kohë pandemie sjellin deri tek ky jo legjitimitet”, tha Rexhaj.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.