Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i ka quajtur “edhe si vrasje” vdekjet e së dielës në QKUK
Rexhaj ka pyetur pse Qeveria nuk po e shpall gjendjen e jashtëzakonshme, tani në kohën kur numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur, e po ashtu edhe rastet e vdekjeve nga koronavirusi janë shtuar.
Ndërkaq vdekjen e katër personave në QKUK, Rexhaj e ka quajtur “edhe si vrasje”.
“Gjendja me COVID-19 është tejet shqetësuese, pothuajse në baza ditore kemi mbi 200 raste në Kosovë. Nëse ju kujtohet sa ishte Qeveria Kurti, kur kishim dhjetëra raste, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kurtit, z.Hotin, kërkonin të shpallej situatë e jashtëzakonshme, pse sot nuk e shpallni gjendjen e jashtëzakonshme? Tjetra, në atë kohë nuk kishim të vdekur, sot kemi me dhjetëra, dhe së fundmi kemi të vdekur aksidentalisht, e besa mund të quhet edhe të vdekur ndoshta edhe si vrasje”, ka thënë Rexhaj.
Mesnatën e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK-së kanë vdekur katër persona të infektuar me koronavirus.
Dyshimet e para janë se vdekja e tyre u shkaktua nga mungesa e oksigjenit, ndërkaq rasti po hetohet nga organet kompetente.

Të tjera
-
13:01 | 13 Gusht 2022
-
13:01 | 13 Gusht 2022
-
12:59 | 13 Gusht 2022
-
12:47 | 13 Gusht 2022
-
12:29 | 13 Gusht 2022
-
12:15 | 13 Gusht 2022
-
11:56 | 13 Gusht 2022
-
11:48 | 13 Gusht 2022
-
LifestyleSi të ndaloni lemzën?11:34 | 13 Gusht 2022
-
11:20 | 13 Gusht 2022
-
11:18 | 13 Gusht 2022
-
11:15 | 13 Gusht 2022