×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Sa ishte në opozitë, Avdullah Hoti kundërshtonte dialogun

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndryshuar qëndrim për dialogun.

    Gashi ka thënë se ftesa e kryeministrit Avdullah Hoti në drejtim të PDK-së për takim është tepër qesharake dhe joserioze.

    “Është ftesë qesharake dhe tepër joserioze me qëllim të vetëm dështimin e një koordinimi paraprak. Këto takime janë bërë përmes rrjeteve sociale dhe nëpërmes konferencave të ndryshme për shtyp. Kësisoj ne kemi refuzuar një ftesë që ka ardhur përmes konferencave për media dhe rrjeteve sociale”, tha ai në Rtv Dukagjini.

    Deputeti i PDK-së thotë se po të ishte Hoti i interesuar për takime të tilla do të ishte koordinuar paraprakisht me këtë parti.

    Gashi thotë se PDK nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket dialogut dhe se në ato takime ku janë SHBA e BE do të jete edhe Partia Demokratike e Kosovës, përcjell Telegrafi.

    “PDK nuk ka ndryshuar për dialogun. Aty ku është SHBA e BE do të jetë edhe PDK. Sa i përket dialogut ka ndryshuar LDK-ja e veçmas Avdullah Hoti pasi ai sa ka qenë në opozitë ka kundërshtuar dialogun dhe platformën tonë për unifikim të skenës politike në dialog”.

    Deputeti i PDK-së thotë se dialogu është i rëndësishëm edhe për këtë parti pasi është një çështje që duhet mbyllur.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.