
179 milionë euro, ish-Qeveria “Kurti”, i ndau për pakon emergjente.
Por, vetëm 54 milionë e mjeteve të kësaj pakoje u shpenzuan.
Edhe këto të holla, Kujtim Gashi i PDK-së thotë se u keqpërdorën, meqë sipas tij, ato u derdhen në llogaritë e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe kompanive që janë të afërta me këtë subjekt.
” Nuk ka qenë asgjë më shumë sesa një mashtrim i radhës i Qeverisë “Kurti”, për faktin se ka dyshime të mëdha, se nga ky fond emergjent është keqpërdorë miliona euro, të cilat kanë shkuar te militantet e Lëvizjes Vetëvendosje apo të kompanitë që kanë qenë të afërta me këtë subjekt politik. Natyrisht dyshimet bëhen më të mëdha, sepse nga ndarja e 179 milionë eurove, ne e dinim se kemi realizim të kësaj pako me shumën e 54 milionë eurove apo 30 % të asaj që është planifikuar fillimisht”, u shpreh ai për Front Online.
E për këto keqpërdorime, Gashi, thotë të kenë dërguar një lëndë të organet kompetente.
“Ne përmes deputetëve tanë në Grup Parlamentar, përkatësisht përmes anëtarëve tonë ne Komisionin e Shëndetësisë, tashmë një lëndë e kemi dërguar në organet kompetente sepse ka dyshime që mjetet financiare, Qeveria “Kurti” i ka keqpërdorë në blerjen e gjërave të ndryshme për pandemi dhe në procedurat urgjente”, theksoi ai për Front Online.
Gashi i PDK-së: Qeveria “Kurti”, Qeveri e Mashtrimit – bashkëfajtore edhe LDK-ja
Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se qeverisja “Kurti” ka qenë e shkurtë, por shumë e dëmshme për vendin.
Ai në një intervistë për Front Online përmendi mashtrimet e Kurtit të bëra në 120 ditëshin e tij si i pari i ekzekutivit.
“Për herë të parë e kemi pasur veriun jashtë kontrollit, kemi pasur edhe policë të rënë në krye të detyrës për ta futur nën kontroll veriun e Kosovës, gjithashtu janë vendosur nën qeverisjen e PDK-së edhe dy pika kufitare dhe nga ai moment kanë filluar që të ketë një sistem të rregullt të kontrollit nga autoritetet e Kosovës në pjesën veriore dhe për çudi Qeveria “Kurti” duke vuajtur nga protagonzimi, ka mundësuar që Qeveria e Serbisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në veri”, tha ai për Front Online.
Në mesin e mashtrimeve siç i quan ai, thekson edhe testet që kanë hyrë nga Serbia si dhe deklaratën e ish-këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi.
“Përmes veriut, një veturë, që nuk dihet a ka qenë zyrtare apo private, kanë qenë 1 mije teste të cilat ne i quajmë të turpit sepse ato e turpëruan Kosovën dhe qytetarët e saj, i dhanë mundësi Vuçiqit dhe Serbisë të paraqiten gjithandej botës si njeri humanitar i cili ndihmon vendin tonë Kosovën duke pasur parasysh që Vuçiqi dhe njerëzit e tij kanë qenë pjesë e gjenocidit që ka ndodhur në Kosovë”, u shpreh ai për Front Online.
Kjo Qeveri kulmin e gabimeve, sipas tij, e ka bërë me shkelje të Kushtetueses.
“Kurti dhe Vitia e kanë shkelur Kushtetutën”, tha ai për Front Online.
Për këto gabime, bashkëfajtore sipas Gashit është edhe LDK-ja.
“Pa asnjë dyshim që përgjegjësia është e përbashkët edhe e VV-së dhe LDK-së sepse ata së bashku kanë proklamuar për tre vjet me radhë Qeverinë e “Shpresës”, së bashku kanë bërë opozitën për 3 jet, së bashku kanë mashtruar qytetarët e Kosovës”, tha tutje ai për Front Online.
LDK-ja sipas tij ka ikur nga qeverisja Kurti për shkak të pazareve politike.
Deputeti i PDK-së: Jemi kundër Qeverisë Hoti, është vazhdimësi e keqqeverisjes “Kurti”
Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi në intervistën dhënë portalit Front Online, deklaroi se si parti janë kundër Qeverisë “Hoti”.
Kjo për arsye se kjo Qeveri, sipas tij, është vazhdimësi e keqqeverisjes të Qeverisë “Kurti”.
“Pra është vazhdimësi, nuk ka ndryshim të madh. Qeveria “Kurti” ka qenë një shfaqje premierë ku rolin e kanë pasur te përbashkët aktorë nga VV-LDK. Pas rrëzimit të qeverise kjo shfaqje është e njëjtë, reprize, Është ndërruar një pjesë e aktorëve që nuk kanë rol, siç ka qenë e para ashtu është e dyta”, u shpreh Gashi për Front Online.
Megjithëse Gashi e pranon se nuk kanë dëshirë, ai nuk e mohon mundësinë e një opozitarizmi të përbashkët PDK-VV, për ta rrëzuar Qeverinë “Hoti”.
“Sa i përket bashkëpunimeve, opozita ta përcakton në rrethana të caktuara të bashkëpunosh, por natyrisht apriori nuk kemi ndonjë dëshirë të madhe për të bashkëpunuar me VV-në sepse po ajo Vetëvendosje ka qenë në pozitë para dy javësh”, theksoi ai.
Gashi i PDK-së: VV-ja na luti për koalicion pas rrëzimit të Qeverisë
Vetëvendosja e luti Partinë Demokratike të Kosovës për koalicion pas rrëzimit të Qeverisë.
Por kjo lutje e tyre u refuzua.
Kështu të paktën tha për Front Online, deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi.
“Gjithsesi, pas rënies se Qeverisë kemi pasur ta quaj ashtu ‘msit’ për të hyrë bashkë me Vetëvendosjen, por natyrisht nuk kemi pranuar as të takohemi. Derisa nuk mbahen zgjedhjet e lira nuk do të jemi pjesë e asnjë partie”, tha ia për Front Online.
Gjuha ofenduese që Vetëvendosja drejtoi për vjet me radhë kah PDK-ja, Gashi thotë se e ka dëmtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm në këtë fazë mes dy partive.
“Nuk mund të flas për një të ardhme pas disa vitesh, por për këtë fazë PDK-ja është e lënduar nga të gjitha subjektet që kanë përdorë gjuhë ofenduese edhe kanë vendosur vija të kuqe dhe ne natyrisht do të qëndrojmë ne ato pozicione”, pohoi ai për Front Online.