×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LVV-së: Qeveria jolegjitime ka nënshkruar marrëveshje që ta bëjë Kosovën zonë të Novi-Sadit

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i cili është edhe kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa në një konferencë për media ka treguar efektet negative që ka në ekonominë e vendit marrëveshja për Mini-Shengenin e arritur në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ai tha se delegacioni i Kosovës i prirë nga Kryeministrit jo legjitim, Avdullah Hoti në Uashington përfunduan duke nënshkruajtur shumë gjëra të cilat edhe vetë ata i kanë kundërshtuar siç është marrëveshja me Mini-Shengenin, të cilin e kanë quajtur Mini-Jugosllavia e re.

    “Delegacioni i Kosovës përfundun duke nënshkru edhe gjana që vetë i kanë kundërshtu, këtu përmendim Mini-Shengenin. Nëse Kosova ka shkua atje për me ba favore kjo nuk i ndihmon Kosovës. Kjo nuk është marrëveshje, por një listë zotimesh të cilat i ka marrë Kosova. Konflikti jonë me Serbinë nuk është ekonomik por politik.Nënshkruhet zotimi se Kosova do të bëhet pjesë e kësaj zone, pra Mini-Shengen. Kjo qeveri jolegjitime ka nënshkru që ta bëjë Kosovën zonë të Novi-Sadit. Ne nuk kemi asnjë përfitim nga kjo marrëveshje, kjo bëhet vetëm për të favorizu Serbinë. Kjo na rikthen edhe tek një situatë tjetër në Kuvend. Delegacioni që shkoi atje i ofrun korridorin pa marrë në këmbim asgjë. Edhe ato gjëra që janë ekonomike nuk shkojnë në favorin tonë. i shkojnë në favor Serbisë” tha Murati.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/315722199523501/?v=315722199523501&notif_id=1599741280044560&notif_t=live_video_explicit

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Organizata Handikos ka kërkuar veprim urgjent nga SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë për procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare...
    Lajme02 Qershor 2025
    Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe traktori në fshatin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Ish-ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, u emërua presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të hënën, pas zgjedhjeve...
    Lajme02 Qershor 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se një krizë zgjedhore ka qenë e paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, që kulmoi...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, do të kandidojë sërish për këtë post për katër vitet e ardhshme. Këtë e bëri të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha zgjedhja e kryeparlamentarit “nuk është çështje emërimi”. Ajo tha në Frontal në T7 se kët1%...
    Lajme02 Qershor 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka zhvilluar takimin e parë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për...
    Sport02 Qershor 2025
    Një fanellë të Kombëtares së Kosovës ia ka dhruar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ministrit të Punëve të Jashtme...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.