Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me koronavirus.
Rudi për Klan Kosovën ka thënë se gjendja e tij shëndetësore aktualisht është pa ndonjë shqetësim ndonëse është duke u trajtuar me terapinë e përcaktuar.
”Pasi përfundova analizat në Malishevë, më rekomanduan të drejtohem në Prishtinë. Aty shkova në Infektivë, më vendosën në Pulmologji – atje më bënë një tretman të mirë doktorët të cilët i falënderoj shumë, sikurse dhe në Infektivë”.
”Më rekomanduan ta bëjë testin për koronavirus në spital”.
Ai po ashtu bëri të ditur se përveç tij askush nga rrethi i tij familjar nuk janë të infektuar me koronavirus.
Megjithatë pavarësisht kujdesit, deputeti i LDK-së ende nuk e di se kush ka qenë kontakti nga dhe ka marrë infeksionin.
”Nuk e di kam pasur shumë kontakte. Por unë mirë jam, besoj që do t’ja dalë dhe do ta kalojë këtë sfidë”.