×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i AAK-së: Hoti mund të shkarkohet nesër, nëse…

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) do të zhvillojë një takim të Këshillit Drejtues gjatë ditës.

    Kurse në një intervistë për Front Online, deputeti I kësaj partie Gazmend Syla ka thënë se temë e këtij takimi do të jetë edhe diskutimi për koalicionin qeverisës, si dhe takimi i fundit në Uashington, ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike me Serbinë.

    Ai e ka porositur kryeministrin Avdullah Hoti se mund të shkarkohet qysh nesër nëse nuk merret parasyshë AAK-ja, si partner qeverisës.

    “Mendoj që ishte dashtë me qenë tema e takimit në Uashington, nënshkrimi i marrëveshjes. Do të diskutojmë për  koalicionin, i shohim këto fërkime ne, por zoti Hoti  duhet të ketë parasyshë se ai ka ardhur me votën tonë kryeministër dhe mund të shkarkohet nesër, siç janë shkarkuar edhe kryeministrat tjerë”, ka thënë ai për “Front Online”.

    Syla i ka bërë thirrje Hotit të e respektoj AAK-në dhe të tregoj transparencë edhe në Kuvendin e Kosovës.

    “Ai duhet të e respektoj partnerin e koalicionit në këtë rast Aleancën, edhe raportimin në Kuvend duhet ta bëjë, është obligim i kryeministrit me na tregu. Besoj që do e bëjë edhe vet  pa pasur nevojë ne me mbledhur  nënshkrime me e ftu me raportu, tash po e presim edhe reagimin e tij”, ka thënë ai.

    /Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Sport03 Mars 2026
    Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.