×
  • Lajme
  • Lajme

    “Deputetët mund ta ndryshojnë ligjin për Specialen, nëse nuk vetëdijesohen do t’i gjykojë historia”

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale është politike e njëanshme, dhe e cila gjykon vetëm UÇK-në.Klinaku ka deklaruar se për OVL-UÇK-në, Gjykata Speciale ka qenë gjithmonë politike.

    “Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë parasysh se për neve Gjykata Speciale gjithmonë ka qenë gjykatë politike, dhe kjo është bërë e ditur nga ngritja e aktakuzave që kjo gjykatë i bën publike e që është në kundërshtim me vet rregullat e çdo gjykate. Pavarësisht se si e marrim ne iniciativën është mirë që deputetët e Kuvendit edhe një herë ta shqyrtojnë çështjen e Gjykatës.

    Kjo Gjykatë është politike, e njëanshme, dhe gjykon vetëm UÇK-në, ne kemi kërku që Kosova ta ketë një Gjykatë vendore, dhe të ndiqen krimet që kanë ndodhur në Kosovë”, ka deklaruar ai në Debat Plus.Klinaku ka thënë se tani deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë mundësinë ta ndryshojnë ligjin për Gjykatën Speciale.

    “Ta ndryshojnë ligjin, dhe të gjykohen të gjitha krimet që janë bërë në Kosovë, sepse krimet që i ka kryer Serbia nuk është duke i gjykuar askush. Deputetët mund të vetëdijesohen, nëse nuk duan të vetëdijesohen atëherë do t’i gjykojë historia për një të keqe që ia kanë sjellë Kosovës”, ka theksuar ai.

    Klinaku ka thënë se është duke u gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe jo individët.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se është njoftuar se gazetarja e portalit “Kossev” nga Mitrovica e Veriut,...
    Ekonomi18 Mars 2025
    Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, specat dhe trangujt – dikur ushqime...
    Lajme18 Mars 2025
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen është takuar me përfaqësues shqiptarë dhe serbë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të...
    Vip18 Mars 2025
    Feronit Shabani, i njohur me nofkën Fero, ka njoftuar ditën e sotme se ka angazhuar një avokate të re në lidhje me...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë mbetur të vdekur...
    Lajme18 Mars 2025
    Ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur sot në Burojë të Skenderajt në orën...
    Lajme18 Mars 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.