×
  • Lajme
  • Lajme

    Departamenti amerikan i Shtetit nxjerr raport për Kosovën: Korrupsioni dhe informaliteti akoma problem

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por kjo është kufizuar nga dështimi për të adresuar disa çështje serioze strukturore, siç është integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe botëror, paqëndrueshmëria politike e ndërhyrja në ekonomi, korrupsioni, furnizimi jo i qëndrueshëm me energji elektrike, ekonomia informale, vështirësitë e të drejtave pronësore dhe sundimi i ligjit.

    Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën, lidhur me klimën e investimeve gjatë vitit 2020.

    Sipas raportit, pandemia COVID-19 nuk ka gjasa të çojë në ndryshime të konsiderueshme të përhershme në politikat e investimeve.

    “Që nga muaji prill 2020, Qeveria kishte miratuar disa masa emergjente që nuk kërkonin ndryshime legjislative. Këto masa janë të gjitha të përkohshme dhe të përqendruara në ruajtjen e niveleve të punësimit dhe ndihmën e bizneseve për të ruajtur likuiditetin. Si të tilla, ato nuk ndikojnë në mjedisin e gjerë të politikës së investimeve. Qeveria gjithashtu njoftoi për një Paketë të masave të Rimëkëmbjes Ekonomike, por që nga muaji prill, ajo ishte ende duke punuar në finalizimin e paketës”, thuhet në raport.

    DASH thotë se shumë institucione financiare ndërkombëtare kanë parashikuar që normat e rritjes ekonomike në Kosovë të bien deri në 5 për qind.

    Raporti tregon se gjatë vitit 2019, nga fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë ka qenë rreth 250 milionë euro.

    “Në vitin 2019, fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë u vlerësua në 292 milionë dollarë [247 milionë euro], afër mesatares vjetore 10-vjeçare prej 296 milionë dollarë [250 milionë euro]. Pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e qiradhënies janë përfituesit më të mëdhenj të IHD-ve, të ndjekura nga shërbimet financiare dhe energjia. Ushqimi, teknologjia informative, infrastruktura dhe sektorët e energjisë janë në rritje dhe ka të ngjarë të tërheqin IHD të reja”, tregon raporti.

    Po ashtu, DASH thotë se pavarësisht se sektori i drejtësisë mbetet i dobët në zbatimin e ligjit, këto të fundit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    “Megjithëse sektori i drejtësisë mbetet i dobët në zbatim, ligjet e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve. Në vitin 2016, Kosova ratifikoi Ligjin për Investime Strategjike që synonte të lehtësonte hyrjen në treg për investitorët në sektorë kryesorë”, thotë DASH, përcjell Telegrafi.

    Raporti thotë se ambienti në vend po bëhet gjithnjë e më i politizuar.

    “Kohëve të fundit, mjedisi politik është karakterizuar me qeveri të përkohshme. Ndërsa, ambienti në vend po rritet gjithnjë po bëhet më i politizuar”, shton raporti.

    Në fund, sipas DASH-ut, përkundër sfidave, Kosova ka tërhequr një numër të investitorëve të rëndësishëm duke përfshirë disa firma ndërkombëtare dhe franshizat amerikane. Aktualisht, Kosova siguron qasje evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një ekspozitë që shënon 25 vjetorin që kur forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, hyri në Kosovë, po mbahet në galerinë e Bibliotekës...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Lajme25 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka hedhur akuza ndaj pozitës, duke thënë se ka pamundësuar punët që kanë të...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari Ramiz Qeriqi në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
    Lajme25 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës nga PDK-ja. Shefi i Grupit Parlamentar të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpeshë e mjaftueshme që Kosova të marrë përkrahjen e aleatëve sa...
    Vip25 Prill 2024
    Me kërkesë të avokatit Florent Latifaj, mbrojtës i këngëtarit Sinan Vllasaliu është anuluar seanca e së enjtes në rastin ku Vllasaliu po...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.