×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: Hoti humbi shansin historik për njohje reciproke me Serbinë, qytetarët duan rikthimin e PDK-së

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Frontal” në T7.

    Ajo diskutoi për shumë tema, deri sa fokusi kryesor ishte tek marrëveshja e arritur me 4 shtator në Uashington, si dhe vizita e delegacionit Amerikan në Kosovë.

    Deputetja e PDK-së, kritikoi shefin e qeverisë, Avdullah Hotin, i cili sipas saj ka humbur shansin historik ta arrijë njohjen reciproke me Serbinë.

    “Është vizitë e pritur, zyrtarët Amerikanë kanë treguar në Uashington që do të vijnë në Kosovë për vizitë. Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë sa i përket këtij takimi. Shtëpia e Bardhë nuk hapet çdo vit, është hapur në 1999, 2008 dhe tash në 2020. Kemi humbur shansin historik që ta sigurojmë njohjen e ndërsjellë në Uashington. Ne kemi pritur që do ketë njohje për shkak të letrave të zotit Trump, një vit më parë. Shqetësim i yni është të mos kthehemi tek ato tema që tashmë janë mbyllur. Për ne ka qenë e pa pranueshme që tema e të zhvendosurve të jetë në takim. Pastaj çështja e resurseve të Kosovës ka qenë e panevojshme. Edhe minischengeni është gabim. Qëndrimi i para një viti i të gjitha subjekteve politike ishte kundër minischengenin, e tash kanë tjetërsuar ato deklarata. Ai ka ikur nga qëndrimi i tij kryesor për ta arritur njohjen reciproke. Ne kemi pritur atë që ai e ka thënë disa herë, se po shkon atje vetëm për njohje”, tha ajo.

    Deliu thotë se proceset e mëdha për vendin, udhëhiqen më së miri nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Madje ajo thotë se kjo është dëshirë edhe e qytetarëve, të cilët sipas saj janë të zhgënjyer me partitë që udhëhoqën me vendin muajt e fundit.

    “Qytetarët na thonë çdo ditë që PDK duhet të kthehet në Kuvend. Ata e dinë që proceset e mëdha për Kosovën duhet të ketë përfshirje të faktorit të veçante që ka qenë dhe është Partia Demokratike e Kosovës. Qytetari e ka kuptuar se ka rënë në lajthitje për mënyrën se si ka votuar. Pas 6 tetorit ka ndodhur një zhgënjim i madh, pasi nuk u arrit koalicioni i shpresës apo ndryshimi që u prit. Ne shohim një pozicion në udhëkryq të qytetarëve që janë të habitur nga zhvillimet që po ndodhin. Ata janë mësuar që PDK të udhëheqë vendin në këto procese”, tha Deliu.

    E pyetur se pse nuk kanë dhënë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit të nisur nga Lëvizja Vetëvendosje, Deliu tha se kjo është një nismë e pasinqertë.

    Blerta Deliu tregon se nëse arrihen nënshkrimet e nevojshme për ta çuar mocionin në Kuvend, PDK do të votoi pro.

    “Në kohen kur LVV ka dhënë idenë për një mocion, e kemi kuptuar se nuk ka asgjë serioze. Madje diku e dëgjova që nënkryetarja Nagavci ka thënë se kanë dashur ta sprovojnë PDK-në. Po e them nismë e pasinqertë pasi që këto nuk bëhën pa bashkëpunim mes subjekteve. Kur sigurohen 40 nënshkrime, mund të vazhdojmë tutje. Numri i deputetëve të PDK-së e LVV-së është i pa mjaftuar për të siguruar rrëzimin e qeverisë. Kjo qeveri është e brishtë. Sapo të sigurohen 40 nënshkrime ne do ta kemi rolin tonë brenda parlamentit për ta rikthyer besimin qytetar tek qeveria”, tha ajo.

    Ndërkohë e pyetur se a ka Partia Demokratike e Kosovës kandidat për President, deputetja e këtij subjekti politik, Blerta Deliu, tha se nuk e kanë diskutuar një gjë të tillë.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2025
    Një ditë para tentativës së 15-të për konstituimin e Kuvendit në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin, e ftuar ishte deputetja e AAK-së,...
    Lajme12 Maj 2025
    Nën organizimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot u mbajt...
    Lajme12 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ai është shprehur se ata janë këtu...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2025
    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar me ambasadorët e shteteve të QUINT’it dhe...
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Deri në orën 15:20 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2498 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë....
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Gazeta amerikane The Washington Post i ka kushtuar vëmendje të veçantë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, duke theksuar se rezultatet paraprake tregojnë një...
    Lajme12 Maj 2025
    Deputetët e Kuvenditë të Kosovës do të mblidhen nesër (e martë) në ora 10:00 në tentativën e 15-të për konstituimin e Kuvendit. ...
    Lajme12 Maj 2025
    NP “Termokos” SH.A. më 16.05.2025, duke filluar nga ora 10.00, do të organizojë një prezantim publik informues për projektin “Solar 4Kosovo II”,...
    Lajme12 Maj 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Republikës, Vjosa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.