×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19, në Kosovë më shumë të shëruar se sa raste aktive

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Tash e pesë muaj Kosova është duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19. E, që nga paraqitja e rasteve të para (13 mars) e deri tani me virus janë infektuar 6 mijë e 45 qytetarë, 3 mijë e 226 prej të infektuarve janë shëruar ndërsa janë regjistruar edhe 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

    Aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 2 mijë e 675.

    Më së shumti raste me COVID-19 janë në Prishtinë, gjithsej qytetarë të infektuar 1 mijë e 913. Pas Prishtinës, radhitet komuna e Prizrenit me 468 qytetarë të infektuar, vendin e tretë e zë Vushtrria me 447 raste.

    Ndërkaq, në komunën e Ferizajt deri tani janë konfirmuar 434 raste, në komunën e Gjilanit 336 raste. Në komunën e Mitrovicës 284, në komunën e Fushë Kosovës 273 raste, në komunën e Pejës 255 raste.

    Komunat tjera kanë numër më të vogël të personave të infektuar.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

    “Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Numri më i madh i personave të infektuar me virus në Kosovë u regjistrua më 12 korrik, ku u konfirmuan 216 raste të reja. Ndërkaq, nga 13 korriku Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat ndaj COVID-19, në komunat ku ka numër më të madh të personave të infektuar është kufizuar lëvizja, ndërsa bartja e maskave është bërë obligative.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takimeve me qytetarë në kuadër të nismës së tij “Espresso me...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Djordje Miketic, deputet opozitar në Serbi, njëherësh njëri ndër organizatorët e protestave në Beograd, ka thënë se “partneri kryesor i Vuçiqit është...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Përkrahja dhe bashkëpunimi me ministrin Nenad Rashiq, serbëve të Kosovës po iu kushton me kërcënime e përjashtime nga puna. Njëra ndër viktimat...
    Të tjera
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri. Policia ka njoftuar se...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Policia ka bërë të ditur...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua. Në raportin e policisë thuhet se me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.