×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19, 40 shtete amerikane me infeksione në rritje

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Udhëheqësit botërorë nuk mund të zgjedhin mes ekonomisë dhe shpëtimit të jetëve të njerëzve, tha eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive.

    “Pra le të bëjmë të mundur që shëndeti publik të na ndihmojë të hapim ekonominë“, tha doktor Anthony Fauci të enjten për gazetën e rrjetit të Shoqatës Mjekësore amerikane. Zoti Fauci foli ndërsa guvernatorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara po mbyllin edhe një herë baret dhe restorantet dhe po vendosin kufizime për shkak të një rritje në nivele alarmante të rasteve të reja me COVID-19.

    Dyzet nga 50 shtete kanë raportuar një rritje të rasteve të reja dhe ato po shënojnë çdo ditë shifra rekord. Rritja e infeksioneve i është atribuar pjesërisht asaj që guvernatori i Nju Xhersit Phil Murphy e quajti “sjellje kokëforte” e njerëzve që nuk vendosin maska ose nuk ruajnë distancën fizike.

    “Ndodhemi nën një pandemi të pashmbullt“, tha Fauci. “Nuk kemi parë diçka të tillë prej 102 vitesh dhe kjo është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse ka shumë ndërlikime lidhur me të”.

    Fauci është pjesë e grupit të punës që menaxhon masat ndaj coronavirus në Shtëpinë e Bardhë të udhëhequr nga Nënpresidenti Mike Pence.

    Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNBC Pence tha se administrata Trump do të “vazhdojë me hapjen e Amerikës” ndërsa do të marrë masa për zbutjen e numrit të të prekurve me COVID-19.

    “Ne po mbështesim plotësisht përpjekjet që qeveritarët dhe zyrtarët lokalë të shëndetit janë duke ndërmarrë për të inkurajuar njerëzit të praktikojnë një higjenë të mirë, distancim social si dhe të vendosin maska, atje ku distancimi fizik nuk është i mundur“, tha zoti Pence. Ai i bëri jehonë pohimit të Presidentit Donald Trump se nuk ka nevojë për një urdhër në nivel kombëtar për ta vendosur maska me detyrim. Në kushtet kur mbi 20 vaksina të mundshme po zhvillohen aktualisht në të gjithë botën, zoti Fauci i tha “JAMA-s” se ekspertët duhet ta dinë që në fillim të dimrit nëse njëra prej tyre është e sigurt dhe efektive dhe se ai shpresonte që 200 milionë doza të jenë në dispozicion të SHBA-së.

    “Shumë vaksina potenciale janë në faza të ndryshme të zhvillimit“, tha zoti Fauci. “Ne shpresojmë që një ose më shumë prej tyre mund të tregojnë një shkallë të mirë të sigurisë dhe efikasitet“, tha ai duke shtuar se shpresonte gjithashtu që cilido vend që do të jetë i pari që do të zhvillojë një vaksinë efektive ta vendosë atë në dispozicion për pjesën tjetër të botës.

    Universiteti Johns Hopkins raportoi 50.700 raste të reja me koronavirus të enjten, një tjetër rekord ditor për SHBA-në.

    Ekspertët parashikojnë një fundjavë të vështirë që përkon me festimet me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit të shtunën. Florida dhe Kalifornia kanë mbyllur plazhe dhe shfaqjet me fishekzjarreve në të gjithë vendin janë anuluar.

    Guvernatori i Teksasit Greg Abbott lëshoi një urdhër ekzekutiv të enjten, duke kërkuar që popullata në ato lokalite në të gjithë shtetin me të paktën 20 raste me koronavirus, të vendosë maska.

    “Vendosja e maskës në publik është provuar të jetë një nga mënyrat më efektive që kemi për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19“, tha zoti Abbott.

    Një komision i Kongresit i udhëhequr nga demokratët kritikoi të enjten administratën Trump për atë që ata thanë se janë probleme në shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse dhe të testimit për identifikimin e virusit.

    “Kemi nevojë për veprim urgjent nga qeveria federale, përpara se ky virus të dalë jashtë kontrollit“, tha demokrati i Karolinës së Jugut James Clyburn. Zyrtarët e administratës i kanë në mbrojtje masave të marra nga Shtëpia e Bardhë kundër pandemisë duke thënë se ata filluar të sigurojnë pajisje që në muajin mars. Disa republikanë të komisionit thanë se Kongresi duhet të shqyrtojë nëse Kina fshehu informacione jetike rreth virusin kur ai shpërtheu për herë të parë në muajin dhjetor. /VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.