×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë thotë Naser Ramadani për kthimin e masave izoluese për shkak të COVID 19

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, tha se duke u bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shë​ndetë​sisë​, IKSHPK rekomandon që​ personat pa simptome të​ që​ndrojnë​ në​ vetëizolim dhe të​ testohen vetë​m të​ infektuarit si dhe ata me së​mundje të​ rë​nda kronike, ose ata që​ kanë​ qenë​ në​ kontakt të​ ngushtë​ me një​ të​ infektuar.

    Në dokumentin e rekomandimeve të IKSHP-së, që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, thuhet “se rritjen e numrit të rasteve të detektuara në dy javët e fundit si dhe largimin e kufizimeve në lëvizje të qytetarëve të Kosovës, kapacitetet laboratorike janë të kufizuara për testim të çdo kontakti eventual të rasteve të konfirmuara me COVID 19.

    Zoti Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar Ministinë e Shëndetësisë që të mos testohen rastet e kontaktit, por vetëm ata me simptome.

    Naser RamadaniInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për Sëmundje Ngjitëse i Ministrisë së Shëndetësisë, ka bazuar rekomandimet e OBSH-së për strategjinë e testimit dhe ritestimit laboratorik, dhe në strategjinë e testimit ka rekomanduar prej datës 7 maj përditësimin e ritestimit për Sars-Cov2, duke bazuar edhe testimin për Covid-19 sipas disa kritereve, për shembull:

    Pacientët me sëmundje të rëndë respiratore, me shenja koll, ethe, temperaturë, frymëzënje, ose shfaqje e papritur e humbjes së shqisës së nuhatjes ose shijes, ose imazherisë radiologjike, histori udhëtimi në një zonë ku ka pasur vatra të rasteve në 14 ditë të pandemisë, dhe kontakt i ngushtë në 14 ditë me personat që kanë simptome ose të konfirmuar të mundshëm me Covid-19.

    Pastaj të gjithë personat që kërkojnë hospitalizim, – apo personat që janë banorë apo anëtarë të stafit në një institucion rezidencial për personat e ndjeshëm, në 14 ditët para fillimit të simptomave.

    Duke u nisur nga kriteret e paralajmëruara, rekomandojmë që të testohen të gjitha institucionet në Klinikën Infektive dhe repartet e dedikuara për pacientët me Covid-19, reparti i Pulmologjisë, personat me shenja të infeksionit, kontakte të afërta me personat e infektuar, personat me sëmundje kronike dhe të mushkërive dhe me sëmundje vaskulare dhe cerebro-vaskulare, renale, të mëlcisë, hipertension, diabet dhe të gjitha rastet e dyshuara në instituionet e mbyllura si shkolla, spitale, shtëpi të pleqve dhe burgje, shtetas të Kosovës të cilët udhëtojnë në trajtim jashtë vendit dhe duhet të kenë një dokumentacion përcjellës që kërkohet nga shteti që udhëtojnë, dhe nuk testohen vetëm personat asimptomatik që duhet të qëndrojnë 14 ditë në vetëizolim dhe në rast të shfaqjes së simptomeve duhet të lajmërohen menjëherë.

    Cila është arsyeja e dhënies së këtyre rekomandimeve, zoti Ramadani?

    Naser Ramadani: Rekomandimet janë së pari rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që bashkë me Institutin Kombëtar dheme të gjitha shtetet që janë anëtare të OBSH-së rekomandojnë për ndryshime të kushteve të parapërgatitjes, së parandalimit të rasteve me Covid-19 dhe ne i përpilojmë duke u bazuar në situatën epidemiologjike aktuale dhe cdo herë këto evoluojnë. Nuk kemi gjendje statike prej fillimit të pandemisë. Varësisht prej situatës ndryshojnë edhe rrethanat.

    A janë duke u bërë testime të mjaftueshme duke marrë parasysh rastet e konfirmuara pozitive me koronavirus?

    Naser Ramadani: Për të gjithë qytetarët që kanë indikacione epidemiologjike këto që përmenden në strategjinë tonë, kemi teste të mjaftueshme për testim dhe të gjitha qytetarët me indikacione epidemiologjike testohen.

    Zoti Ramadani, pas rritjes së numrit të rasteve a pritet të kthehen masat e izolimit?

    Naser Ramadani: Kjo është e nevojshme sipas përkatësisë epidemiologjike dhe udhëzimeve dhe rekomandimeve në kohën e duhur.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka lavdëruar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për përpjekjet e tij për ta ndryshuar kryeqytetin. Rama...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Liridon Ademaj, familjari i së ndjerës Liridona Ademaj, ka konfirmuar se trupi i motrës së tij do të zhvarroset nesër. Ademaj këtë...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Naim Murselit sot iu caktuan 30 ditë paraburgim ndërsa Gjykata Themelore nè Prishtinë tha se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ai...
    Të tjera
    Vip03 Dhjetor 2023
    Derisa Blerando po qëndronte tek lavanderia, aty ka shkuar Shqipja. Ajo i ka thënë se duhet që Blerando t’i kërkojë falje, derisa...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Buci, Blero, Alby, Kaderi dhe Lumbardhi kanë qëndruar bashkë dhe kanë bërë biseda të ndryshme. Ndërkohë, ka qenë Kaderi ajo që ka...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Linda ka treguar se çfarë e pengon te meshkujt. Këtë gjë ajo e bëri të ditur...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Adri, Iliriana dhe Shqipja kanë biseduar mbrëmë goxha gjatë në dhomën e gjumit. Ata pëshpëritnin teksa...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blero dhe Kaderi kanë biseduar rreth jetës private të Bleros. Kaderi ishte kurioze për raportin e...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Blero dhe Kaderi kanë shpalosur detaje rreth jetës private të tyre. Kaderi ka treguar se ajo është rritur vetëm nga babai pasi...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.