Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka njoftuar se çerdhet në Gjakovë nuk do të hapen derisa të kryhen testimet për COVID-19 për të gjitha edukatorët dhe personelin e çerdheve, për të shmangur përhapjen e infeksionit me coronavirus.
Gjini tha se është çështje ditësh që të krijohen mundësitë për hapjen e çerdheve, por siç tha ai kjo do të bëhet vetëm pasi të testohet secili edukator e punonjës i institucioneve parashkollore në këtë komunë.
“Çerdhet në Gjakovë nuk do të hapen derisa të arrijmë t’i testojmë edukatoret edhe personelin i cili punon në kopshte dhe çerdhe. Kjo nuk është çështje e javëve por e ditëve, pasi të kemi teste për edukatorët, atëherë do të mund të hapen çerdhet”, tha Gjini.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/4865408196818576/?notif_id=1597256164497316¬if_t=live_video_explicit