×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çdo qytetar i Shqipërisë që hyn në Zvicër i nënshtrohet karantinës së detyrueshme

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Zvicra ka shtuar Shqipërinë në vendet me karantinë të detyrueshme, nëse hyn në territorin e saj.

    Qeveria zvicerane ka përditësuar listën e vendeve, ardhja nga të cilat do ketë karantinë të detyruar në këtë shtet prej 20 gushtit. Bie në sy se listës i është hequr Serbia, por i është shtuar Shqipëria dhe Kosova, si vende me rrezikshmëri të lartë. Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë një listë me vendet me risk të lartë të COVID-19.

    Për të hyrë në Zvicër nuk mjafton testi negativ i COVID-19, por duhet një karantinë 10- ditore, dhe duhet njoftuar brenda 2 ditësh, mbërritja në kantonin përkatës, ose në të kundërt karantina do të jetë e plotë 2 javore. Në rast se personat në fjalë nuk karantinohen atëherë gjoba do të jetë 10 mijë franga. Mes vendeve për të cilat bëhet fjalë është Shqipëria dhe Kosova, që do të thotë se nga data 20 gusht, hyn në fuqi edhe regjimi i ri.

    Ka dhe një kusht tjetër në këtë karantinë, ajo nuk përfshin pasagjerët që kanë kaluar transit në vendet e publikuara në listë dhe nuk kanë qëndruar më shumë se 24 orë në vendet e rrezikuara, por nëse kanë qenë në 14 ditët e fundit në një nga vendet të cilat Zvicra i quan me risk të lartë të koronavirusit, atëherë qytetarët shkojnë në karantinë./Tch/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një punonjës policie në Durrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Ai deklaroi se...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Qytetarët në Kosovë po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet parlamentare. KQZ-ja njoftoi përmes një konference për media...
    Vip09 Shkurt 2025
    Të drejtën e saj për votë e ka shfrytëzuar edhe këngëtarja Leonora Jakupi. Ajo ka postuar një fotografi në Instagram, duke treguar...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se ka nisur verifikimi i votave të ardhura nga...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Kanë mbetur edhe dy orë deri kur pritet të mbyllen qendrat e votimit në gjithë Kosovën. Në përditësimin e fundit nga KQZ-ja,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë një vizite në qendrën e votimit në Graçanicë, ka treguar se procesi i votimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.