Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka thënë se gjatë vizitës së sotme të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Tiranë, janë pajtuar për disa cështje.
“Biseduam për një sërë projektesh strategjike që do të kurorëzohen në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive dhe domosdoshmërinë e bashkërendimit të qëndrimeve të dy vendeve në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Cakaj.
“Kosova dhe Shqipëria janë bashkë më të forta e vetëm bashkërisht do të vazhdojmë përpara!”.