×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri nga Gjakova i cili vdiq vetëm 30 minuta pasi u lëshua në shtëpi, rezultoi negativ në testin për COVID-19

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Besim Tafarshiku, 67-vjeçar nga Gjakova i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë, vetëm 30 minuta pasi ishte liruar nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19.

    Kështu ka bërë të ditur nipi i tij, Ali Tafarshiku në një postim Facebook, i cili tha se sot kanë pranuar rezultatin se xhaxhai i tij nuk ishte i infektuar me koronavirus.

    “Sot pranuam edhe rezultatin e testit për familjarin e ndjerë Besim Tafarshiku, i cili ka rezultuar NEGATIV me Covid-19. Dhimbja veç sa shtohet kur e kujtojmë trajtimin që i bënë në çastet e fundit të jetës së Tij. Zyrtarisht si familje kemi hapur rast dhe do ta vazhdojmë betejën për drejtësi deri në fund”, ka shkruar nipi i tij, Ali Tafarshiku.

    Tafarshiku po trajtohej para tri dite në repartin e Pulmologjisë në Gjakovë, pasi kishte pasur dhimbje në gjoks dhe po dyshohej për virusin COVID-19.

    Nipi i tij, Ali Tafarshiku në një bisedë me Gazetën Sinjali ka treguar se ka telefonuar në numrin e emergjencës mbi 20 herë, por nuk ka marrë përgjigje, derisa është detyruar të shkojë në këmbë për të kërkuar një ambulancë për xhaxhain e tij, shkruan Sinjali.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.