×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Burdushi kërkon të lirohet nga akuza për mashtrim ose të rigjykohet sërish

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    I dënuar me një vit burgim dhe 5,000 euro gjobë pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit, Hysri Peqani, i njohur në publik me nofkën “Burdushi” po kërkon nga Gjykata e Apelit që ta lirojë nga akuza apo që rastin e tij ta kthej sërish në rigjykim.

    Një kërkesë të tillë për gjykatën e shkallës së dytë, e kanë paraqitur përmes ankesave ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, dy avokatët mbrojtës të të akuzuarit, Skënder Morina dhe Asdren Hoxha, raporton “Betimi për Drejtësi”.Të njëjtën kërkesë e pati për kolegjin e Apelit edhe avokati mbrojtësi që tashmë e mbron “Burdushin”, Durim Osmani.

    Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Prizren si dhe pala e dëmtuar në këtë rast, i kanë propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ndaj “Burdushit” të shqiptohet një dënim edhe më i ashpër.

    Këto ankesa të palëve, u shqyrtuan të hënën nga kolegji i Apelit, në përbërje nga gjyqtarët, Ferit Osman, Biljana Rexhiq dhe Afrim Shala.

    “Burdushi” akuzohet se më 20 qershor 2014, deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qellim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2,000 euro.

    Lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prizren, më 8 nëntor 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin Hysri Peqani, për veprën penale të mashtrimit dhe të njëjtin e kishte gjykuar me një vit burgim dhe 5,000 euro gjobë.

    “Burdushit”, gjykata i kishte shqiptuar edhe dënim plotësues, duke ia ndaluar ushtrimin e profesionit në kohëzgjatje prej tre viteve.

    Ky dënim i shpallur në nëntor 2019, kishte qenë i njëjti me dënimin që e njëjta gjykatë i kishte shqiptuar “Burdushit” më 19 nëntor 2018, mirëpo atë kohë, Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

    E dy avokatët mbrojtës, Skënder Morina dhe Asdren Hoxha, që i kishte pasur të angazhuar në të kaluarën i akuzuari, në ankesat e tyre drejtuar shkallës së dytë po pretendojnë se aktgjykimi i shkallës së parë është sërish i përfshirë me shkelje të tilla që determinojnë kthimin e rastit në rigjykim.

    Sipas ankesës së avokatit Morina, që u referua nga gjyqtarja raportuese për këtë rast, Biljana Rexhiq, aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave procedurale, pasi nuk janë vlerësuar të gjitha rrethanat të cilat gjykata i ka marr parasysh dhe se ato që janë vlerësuar, janë vërtetuar gabimisht duke mos u bërë analizën secilës veç e veç.

    Në ankesën e avokatit Morina thuhet po ashtu, se aktgjykimi i shkallës së parë përmban edhe shkelje të ligjit penal pasi që vepra penale e cila përshkruhet për të akuzuarin, nuk përmban elementet e veprës penale të mashtrimit.

    Kurse, në ankesën e avokatit Hoxha thuhet se gjykata themelore ka bërë shkelje të dispozitave procedurale kur nuk kishte miratuar propozimin e mbrojtjes që në shqyrtim të dëgjohet edhe pala e dëmtuar N.P, që sipas ankesës, është personi thelbësor në këtë rast.

    Sipas avokatit Hoxha, me mos miratimin e propozimit për dëgjimin e N.P, është mohuar e drejta për vërtetimin të saktë të gjendjes faktike. Po ashtu, në ankesën e Hoxhës thuhet se gjykata është dashur të urdhërojë edhe një ekspertizë mjekësore të dokumentacionit mjekësor në mënyrë që të konstatohet nëse ka qenë i mundur shërimi i pacientes në këtë rast.

    Ndërsa, avokati Durim Osmani, i cili tha se është angazhuar nga i akuzuari vetëm para dy ditëve, tha se nëse analizohet aktgjykimi i shkallës së parë nuk mund të kuptohen faktet relevante duke kontestuar edhe mënyrën se si shkalla e parë ka përcaktuar kohën e kryerjes së veprës penale, pasi siç tha, vepra penale e mashtrimit nuk është një vepër permanente.

    Gjithashtu, Osmani tha se kundërthënie tjetër që haset në aktgjykimin e Themelores është edhe fakti se nuk ceket se cila veprimtari i ndalohet të akuzuarit ta ushtrojë si dhe në hyrje të dispozitivit të aktgjykimit nuk ceket as koha e kaluar në paraburgim e të akuzuarit.

    Për arsyetimin e aktgjykimit, Osmani tha se nuk është logjik jo vetëm në aspektin juridik por edhe në atë të përgjithshëm pasi siç tha, aty ceket këmbëngulësia për kryerjen e veprës nga i akuzuari mirëpo avokati e ngriti pyetjen se në cilin moment i akuzuari e ka thirr të dëmtuarin që të ja dërgojë paret duke shtuar se e kundërta ka ndodh në këtë rast dhe pala e dëmtuar vet është paraqitur tek i akuzuari.

    “Aty thuhet se ka përsëritur veprën penale, cilën vepër? Pse dyshohet për një vepër kjo nuk është recidivizëm”, tha avokati Osmani.

    Sa i përket elementit kryesor të veprës penale të mashtrimit, atë të vënies në lajthim, avokati Osmani tha se nuk mund të qëndrojë pasi që vet e dëmtuara ka deklaruar se të akuzuarin e ka parë në emision në TV dhe siç tha avokati, aty shihet se i akuzuari tregon se nuk është mjek dhe nuk shëron sëmundje fizike si psh. kanceri por vetëm sëmundje shpirtërore dhe se e dëmtuara e ka pas të qartë nga fillimi se ku është duke shkuar.

    Duke u bazuar në të gjitha këto, Osmani i propozojë kolegjit të Apelit që të mbrojturin e tij ta lirojë nga akuza apo që rastin ta kthej sërish në rigjykim në shkallë të parë.

    Vet i akuzuari Peqani, tha se e ndjen vetën të pafajshëm duke shtuar se ai vetëm shkruan “hajmalia” dhe ju ndihmon shpirtërisht pacientëve.

    “Unë e ndij veten të pafajshëm. Unë shkruaj hajmalia, shpirtërisht ju ndihmoj..askënd me zor se ftoj”, tha ndër të tjera “Burdushi”.

    Krejt ky rast, sipas tij, ka ndodhur pasi që pala e dëmtuar nuk ka dashur të zbulohet siç tha ai, disa sekrete të tyre.

    Ankesa ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, kanë ushtruar edhe Prokuroria Themelore në Prizren si dhe pala e dëmtuar.

    Përmes këtyre ankesave, të njëjtit kanë kërkuar që ndaj “Burdushit” të shqiptohet një dënim më i ashpër, duke marr parasysh peshën e veprës penale si dhe rrethanat e kryerjes së saj.

    Këto ankesa, përmes një parashtrese drejtuar gjykatës së shkallës së dytë, i ka përkrahur edhe Prokuroria e Apelit, e cila kolegjit i ka propozuar që t’i aprovojë si të bazuar ndërsa ankesat e mbrojtësve së të akuzuarve t’i refuzojë si të pabazuara.

    Ndryshe, në seancën e kaluar që ishte mbajtur për këtë rast në Gjykatën e Apelit, më 11 qershor 2020, i akuzuari Peqani kishte kërkuar përjashtimin e kolegjit të Apelit, mirëpo, kjo kërkesë e tij është refuzuar si e pabazuar nga ana e Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

    Prokuroria Themelore në Prizren, në vitin 2015, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysni Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qellim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro.

    Me këto veprime, Peqani akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.