×
  • Lajme
  • Lajme

    Bukoshi: Kush mendon se duke përdorur Gjykatën Speciale, mund të diktoj politikën në Kosovë, dëmton edhe drejtësinë edhe politikën

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    sh kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi ka reaguar pas njoftimit për dorzimin e aktakuzave ndaj disa ish drejtuesve të UÇK. Bukoshi ka theksuar në deklaratë, faktin që Gjykata Speciale po përdoret për të diktuar poltikën ditore në Kosovë dhe kjo mund të dëmtoj edhe drejtësiën edhe politikën.

    AI thekson se të nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë.

    Ja deklarata e plotë:

    “Përpjekja për të kriminalizuar luftën, si një nga instrumentat kryesorë të lirisë së Kosovës, është përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës.

    Ta nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë.
    Në Kosovë dështoi drejtësia e importuar nga Perëndimi në emër të shtetit të së drejtës, dhe po ashtu do të dështoj drejtësia e eksportuar në perëndim, në emër të ndëshkimit të shqiptarëve.

    UÇK dhe udhëhqësit e saj, nuk mund të bëhen sot ushqim për politikat e ditës në Kosovë, Serbi, por dhe në Perëndim. Kush mendon se duke përdorur Gjykatën Speciale, mund të diktoj politikën në Kosovë, dëmton edhe drejtësinë edhe politikën. Kosova është mësuar t’ia dal sa herë drejtësia ka qenë mjet politik kundër shqiptarëve.”

    Bujar Bukoshi ka qenë kryeminsitri i parë i Kosovës që udhëhoqi institucionet paralele të shtetit të Kosovës, themeluar nga Ibrahim Rugova, deri në çlirimin e saj. Më pas ai ka qenë deputetë zëvendëskryeministër dhe ministër në qeveritë e pasluftës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.