Brazili tani ka më shumë se dy milionë raste të konfirmuara me koronavirus.
Para më pak se një muaji, Brazili arriti në një milion raste me Covid-19 –dhe ka shumë pak shpresë që trendi i rritjes po ngadalësohet.
Brazili, që ka 210 milionë banorë, është vendi i dytë më keq i goditur në botë pas SHBA-së. Por, presidenti Jair Bolsonaro, që rezultoi pozitiv me Covid-19, nuk e mori seriozisht virusin duke mos zbatuar rekomandimin për distancë sociale.
Më shumë se 74,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19, derisa shifrat reale besohet se mund të jenë edhe më të larta.