Një person është gjetur i pajetë brenda vilës së tij në periferi të Tiranës.
Bëhet me dije se ai është Eugert Lazaj, pronar i një resorti, në aksin Tiranë-Durrës, në Maminas.
Pranë trupit të tij policia gjeti edhe një armë zjarri.
Dyshimet e para flasin për një vetëvrasje, në kushtet e depresionit të biznesmenit.
Megjithatë rrethanat janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia.
Lazaj ishte pronari i resortit “Adorions Palace,” në Maminas.