×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bisedë telefonike Daçiq-Dimitrov për lehtësimin e masave kufizuese midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    inistrat e Punëve të Jashtëm të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ivica Daçiq dhe Nikolla Dimitrov, sot kanë patur bisedë telefonike për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave kufizuese mes dy vendeve, si rezultat i situatës së përmirësuar epidemiologjike, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

    Siç njoftoi korrespodenti i (MEDIAL)-s nga Beogradi, ministrat e diplomacive të dy vendeve shkëmbyen përvoja për masat e ndërmarra në luftën kundër Kovid-19, informacione për gjendjen aktuale epidemiologjike në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe planet për të zbutur më tej masat kufizuese të vendosura në muajt paraprak.

    Bashkërisht është vlerësuar se epide(MEDIAL) është nën kontroll dhe se kjo ishte arsyeja e relaksimit gradual, në fakt heqja e numrit të madh të masave që kanë qenë në fuqi që nga muaji mars.

    “Ministri Daçiq e njoftoi kolegun e tij se nuk kërkohet miratim i veçantë për hyrjen e shtetasve të huaj në Republikën e Serbisë dhe se kalimi i kufirit serb është kthyer në normalitet”, thuhet në kumtesë.

    “Të dy ministrat konstatuan se marrëdhëniet dypalëshe janë të mira dhe se me vënien e kontrollit të epidemisë, janë krijuar kushte për vazhdimin e bashkëpunimit intensiv dhe thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve mike. Në këtë rast, ministri Daçiq e ka ftuar ministrin Dimitrov të vizitojë Serbinë në periudhën e ardhshme, të cilën ai me kënaqësi e pranoi”, kumtuan nga MPJ-ja serbe.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.