×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i të infektuarve me koronavirus, MSH-ja pa vendim për lehtësimin e masave

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus, mirëpo autoritetet akoma nuk kanë marrë asnjë vendim për lehtësimin e masave.

    Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 14 mijë e 763 dhe janë regjistruar gjithsej 601 viktima nga ky virus.

    Mirëpo, pavarësisht këtyre shifrave, ditëve të fundit është vërejtur dukshëm rënia e rasteve të reja të infektuarve me koronavirus, por edhe të viktimave.

    Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë (MSH), ende nuk ka marrë vendim për lehtësimin e masave.

    Nga kjo ministri kanë bërë të ditur për lajmi.net, se këtyre ditëve kanë qenë të fokusuar në shkolla dhe se ditëve të ardhshme do të rivlerësohet situata epidemiologjike për të ardhur në ndonjë vendim për lehtësimin e masave.

    “Këtyre ditëve fokusi ka qenë tek shkollat, por ditëve në vijim, do të rivlerësohet situata epidemiologjike para se të ndërmerret çfarëdo vendimi”, thuhet në përgjigjen e MSH-së dhënë lajmi.net.

    Theksojmë se më 26 gusht të këtij viti, ka hyrë në fuqi Ligji për pandeminë, ku edhe masat kundër përhapjes së koronavirusit sipas këtij ligji janë mjaft të rrepta.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Gusht 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i qartë pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku sot për herë të parë...
    Lajme20 Gusht 2025
    Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Fillimisht, LVV-ja nominoi Albulena Haxhiun, e cila nuk mori...
    Lajme20 Gusht 2025
    Lëvizja Vetëvendosje sërish ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, e cila u mbajt pas aktgjykimit...
    Të tjera
    Lajme20 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pak para se të nisë vazhdimi i seancës konstituive ka ftuar deputetët...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka konfirmuar se PDK do të marrë pjesë në votimin e sotëm për zgjedhjen...
    Sport20 Gusht 2025
    I ndjekur për disa javë nga Olympic Marseille (OM), Edon Zhegrova duket se ka pranuar ofertën e Juventusit. Klubi italian raportohet se...
    Lajme20 Gusht 2025
    Veterani i Ushtrisë Çlirimtare i Kosovës, Agim Pllashniku, ka bërë një aksion simbolik protestues sot para objektit të Kuvendit të Kosovës, me...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak Emilja Rexhepi, është deklaruar para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. “E shohim se...
    Lajme20 Gusht 2025
    Lideri i AAK-së Ramush Haradiniaj para seancës së kuvendit tha se aktgjikimi i Gjykatës Kushtetuse ka sqaruar disa pika. Do të kthehemi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.