×
  • Lajme
  • Lajme

    Begaj: Në Malishevë deri tani 70 persona të infektuar me coronavirus, ndërsa 34 të shëruar

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Në komunën e Malishevës deri tani të infektuar me coronavirus janë 70 persona, kurse të shëruar 34.

    Kështu bëri të ditur kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj gjatë takimit me komandantin Hubacher të njësisë së LMT-së në Malishevë.

    Begaj, njoftoi komandantin, Hubacher, se Komuna e Malishevës ka 44 fshatra dhe afro 70 mijë banorë, ku prej tyre afro 15 mijë qytetarë tanë, punojnë në vendet e ndryshme të Evropës, duke përfshirë edhe shtetin e Zvicrës.

    “Malisheva është kryesisht një vend bujqësorë dhe me disa degë të bizneseve tregtare, kurse ne si komunë kemi bërë investime në infrastrukturën shkollore, kanalizime, ujësjellës, shëndetësi, rrugë, në ndërtimin e objekteve për banim social si dhe në pajisjen me mjete të këtyre sektorëve”, tha ai.

    Ndërsa për situatën me coronavirus, që u paraqit në këtë fillimvit, ku nga muaji mars u prekën edhe qytetarë malishevas, pasi pati edhe të ardhur nga jashtë, kryesisht nga Italia.

    “Deri tash në komunën tonë, janë prekur 70 persona, kurse janë shëruar, 34 persona. Ne, si struktura komunale ia kemi dalë, që ta menaxhojmë mirë situatën me COVID-19, dhe kemi marrë e zbatuar masat mbrojtëse të cilat edhe rezultuan të suksesshme, prandaj edhe falënderoi të gjithë donatorët që ndihmuan dhe po vazhdojnë t’i ndihmojnë Malishevës në këtë kohë të rëndë pandemike”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.