×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Përmirësimi i raporteve me Kosovën, mbetet kusht për anëtarësim për Serbinë

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Bashkimi Evropian ka mohuar zërat se ka ndryshuar qasja e këtij institucioni karshi anëtarësimit të Serbisë.

    Për Serbinë vazhdon të mbetet kusht normalizimi i raporteve me Kosovën, e paraparë në kapitullin 35.

    Ana Pisonero, zëdhënëse e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar, ka thënë për arbresh.info se nuk ka ndryshuar asgjë nga kapitulli i 35-të.

    Sipas përgjigjes së saj, Serbia duhet përmbush një numër të standardeve që janë vendosur në atë kapitull.

    “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është trajtuar në kapitullin 35 në bisedimet e pranimit, i cili ishte i hapur në vitin 2015. Në këtë kontekst, Serbia pritet të përmbushë një numër të standardeve (të përkohshme). Kjo nuk ka ndryshuar”, shkruan Ana Pisonero.

    I pyetur për këtë edhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare në vend, Demush Shasha ka thënë se kjo mund të jetë ndonjë keqkuptim.

    “S’besoj. Më shumë ndonjë keqkuptim”, tha shkurt ai, në lidhje me raportimet se BE-ja ka hequr kushtin për anëtarësim të Serbisë, e që lidhet me përmirësimin e raporteve me Kosovën.

    Arbresh.info ka kontak tuar edhe zyrën për informim në Ministrinë e Integrimeve Evropiane por nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me këtë shqetësim.

    Pozicioni i BE-së sa i përket anëtarësimit të Serbisë, në kapitullin 35 ka është shumë i qartë.

    “Avancimi i Serbisë në negociatat për anëtarësim në BE do të udhëhiqet nga progresi i Serbisë në përgatitjet për pranim, që do të matet në mënyrë të veçantë me angazhimin e Serbisë për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën,” thuhet ne kapitullin 35, në Pikën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.