×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja rezervon 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Bashkimi Evropian ka njoftuar të premten se ka arritur marrëveshje me gjigantin farmaceutik francez, Sanofi për 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus.

    Komisioni Evropian, që ka negociuar këtë marrëveshje, ka thënë se do t’iu lejojë 27 vendeve anëtare që të blejnë vaksinën kur të vërtetohet se është e sigurt dhe efektive.

    Ky njoftim ka ardhur në ditën e njëjtë kur qeveria amerikane kanë thënë se do t’iu ofrojë 2.1 miliardë dollarë kompanive Sanofi dhe GSK, për zhvillim të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, ndërkohë që bota vazhdon të përballet me pandeminë.

    Teksa të dhënat zyrtare tregojnë se masat e izolimit kanë shkaktuar tkurrje shkatërruese ekonomike prej 12 për qind në BE në çerekun e dytë të këtij vitit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se blloku evropian është duke bërë gjithçka për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

    “Ne jemi duke zhvilluar diskutime të avancuara me disa kompani”, ka thënë ajo përmes një deklarate, duke shtuar se Evropa është duke investuar “në vaksinën premtuese”.

    Gjashtë muaj prej kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale, koronavirusi ka infektuar më shumë se 17 milionë persona, derisa numri ditor i të prekurve nga Covid-19 po i afrohet shifrës 300,000.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.