×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja premton forcimin e ndihmës për Ballkanin, por do dëshmi për luftën kundër krimit

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Ishte menduar të jetë një takim historik i liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do t’i jepej një shtytje e re procesit të zgjerimit. Dhe takimi, sipas idesë origjinale, është dashur të zhvillohej në Zagreb, aty ku para 20 vjetësh në një samit të ngjashëm u hap rruga e integrimit në BE për vendet e rajonit. Prej atëherë vetëm Kroacia përmbylli tërë rrugëtimin dhe u bë anëtare e BE-së, e cila në këtë moment e ka edhe kryesimin e radhës së BE-së. Ideja e Kroacisë ishte që ta kthente rajonin e Ballkanit në fokus të BE-së.

    Por rrethanat e krijuara për shkak të krizës së pandemisë së koronavirusit bënë që takimi, në vend që të jetë në Zagreb, të zhvillohet përmes një video-konference. Koronavirusi nuk ka pasur ndikim vetëm në mënyrën se si do të zhvillohet takimi, por edhe në përmbajtjen e deklaratës së përbashkët, e cila do të miratohet në të.

    “Koha Ditore” ka siguruar draftin e përgatitur që të miratohet pas kësaj video-konference dhe në të dominojnë pikat që kanë të bëjnë me përballjen me pandeminë, por edhe kërkesat që vendet e rajonit të fokusohen më shumë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    “Ne, liderët e Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare, në konsultim me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, sot rikonfirmojmë solidaritetin tonë me Ballkanin Perëndimor. Shkalla e paparë e krizës së koronavirusit thërret për një solidaritet panevropian. BE-ja qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor dhe mbetet e përkushtuar t’i mbështesë aktivisht në përpjekjet për ta luftuar shpërthimin e koronavirusit dhe pasojat strukturore në shoqëri dhe ekonomi”, thuhet në këtë dokument katërfaqësh që duhet të miratohet nga liderët e 27 vendeve të BE-së dhe të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.