×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja konfirmon, dialogu Kosovë – Serbi vazhdon në korrik

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër, në korrik.

    Stano theksoi se BE-ja po vazhdon angazhimin e saj të plotë në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd, transmeton REL.

    “Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik”, tha Peter Stano.

    Ai shpjegoi se ende nuk ka një datë specifike, por që të dyja palët kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dhe se aktualisht janë duke punuar për caktimin e një date.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet të vizitojnë Brukselin gjatë kësaj jave për bisedime më zyrtarët evropianë.

    Sipas zëdhënësit të BE-së, këto do të jenë “vizita të ndara dypalëshe”, të cilat nuk kanë lidhje me vazhdimin e dialogut.

    Vuçiq dhe Hoti do të qëndrojnë në Bruksel para takimit të ardhshëm midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 27 qershor.

    Më herët kishte aludime se para takimit në SHBA, do të ketë një përpjekje për të organizuar një takim mes palëve në Bruksel.

    Sidoqoftë, të hënën, pas takimit me Mirosllav Lajçak, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk kishte pajtim për një takim të përbashkët.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.