×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja e ashpër me Serbinë: Nëse nuk ka punë dhe rezultate s’ka anëtarësim

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Raportuesi për Serbinë i Parlamentit Euyropian, Vladimir Bilcik, u shpreh i ashpër dhe i pakënaqur ndaj Serbisë dhe e theksoi faktin se asnjë kapitull nuk u hap me Serbinë për negociatat për anëtarësim në BE gjatë vitit 2020. Kritika pati dhe për faktin se qeveria dhe kuvendi serb ende nuk janë konstituuar megjithëse se zgjedhjet ishin në muajin qershor

    Vladimir Bilcik për rrjetin televiziv N1 foli rreth sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe reformave tjera, ai konstatoi se nëse nuk ka përparim, atëherë as kapitujt e ri nuk do të hapen.

    “Kjo është porosi mjaft e qartë! Asnjë kapitull nuk është hapur. Nëse nuk ka punë dhe rezultate, atëherë kapitujt nuk hapen. Fund i tregimit. Mendoj se është mjaft e qartë”, tha Bilcik.
    Ai shtoi se në BE presin “formimin e menjëhershëm të qeverisë së re në Serbi , si dhe krijimin e të gjitha organeve të parlamentit”.

    “Zgjedhjet ishin në qershor, tani është shtator. Kanë mbetur vetëm edhe disa muaj deri në fund të vitit, nëse Serbia mendon të bëjë diçka, nëse mendon që së paku të hapë një kapitull, duhet të shohim punë për këtë dhe rezultat të kësaj pune” theksoi Bilcik.

    Blicik ishte i ashpër edhe më parë ndaj Serbisë dhe ky nuk është paralajmërimi i parë nga ai në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Europian ndaj Serbisë sa i përkasin reformave atje.

    Në mediat serbe është spekuluar se ishte pikërisht Bilcik nismëtar i kërcënimit me sanksione ndaj Serbisë nëse nuk tërhiqet nga stërvitjet ushtarake në Bjellorusi javën e kaluar, që sipas mediave serbe kjo nismë ishte mbështetur menjëherë nga Gjermania.

    Qeveria serbe, posaçërisht ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ishte ankuar se po ju bëhet presion i hatashëm dhe atë me të padrejtë, sipas tij.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...
    Lajme03 Mars 2026
    Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës,...
    Lajme03 Mars 2026
    Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional. Teksa...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.