×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: I takon Kosovës të vendos kush do ta përfaqësoj në Samitin e Zagrebit, por presim që Thaçi ta bëjë këtë

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Nesër përmes një video-konference do të  mbahet Samiti i Zagrebit në të cilin do të diskutohet për përballjen me pandeminë COVID-19 dhe për perspektivën e Ballkanit Pernëdimor drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

    Në këtë Samit do të marrin pjesë përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe gjithashtu liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

    Sa i përket nivelit të përafqësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në këtë Samit, nga Brukseli thonë se u përket shteteve të rajonit që të përcaktojnë se në çfarë niveli do të përfaqëoshen.

    Alain Taverriti nga Këshilli Evropian ka thë se i përket Kosovës që të konfirmojë se kush do të marrë pjesë dhe ka shtuar se ata presin që në Samit të paricipojë presidenti Hashim Thaçi.

    “I takon secilit partner në rajon që të vendos se në çfarë niveli do të përfaqësohet në video-konferencë, dhe kjo i takon Kosovës që të konfirmoj pjesëmarrësin- ne jemi duke pritur që presidenti Thaçi të marrë pjesë”, ka thënë për Gazetën Express, Alain Taverriti, nga presidenca e Këshillit Evropian.

    Taverriti gjithashtu ka konfirmuar se në këtë Samit do të diskutohen tri çështje kryesore të cilat më pas edhe do të reflektohen në deklaratën e Samitit.

    “Axhenda do të përqendrohet në tre elementë thelbësorë që do të pasqyrohen në deklaratën e samitit: Bashkëpunimi për luftimin e pandemisë dhe pasojat e saj, riafirmimi i mbështetjes së perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe ritheksimi për vazhdimin e përkushtimit të Ballkanit Perëndimor për reformat dhe vlerat e Bashkimit Evropian”.

    Ditë më parë presidenti Thaçi ka folur rreth Samitit të Zagrebit duke u shprehur i lumtur që s’ishte anuluar dhe që do të organizohet më 6 maj.

    Sipas tij një Samit i tillë do të jetë një shans i mirë për të rikonfirmuar përkushtimin e BE’së dhe për marrjen e një vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.