×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bashkimi Evropian vendos për hapjen e kufijve për 50 vende

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Europianët do të vendosin javën e ardhshme për një listë me 50 vende jashtë BE-së me të cilat do të rihapen kufijtë, theksoi sot sekretari francez i Shtetit për Çështjet e Jashtme.

    “Do të duhet ta përfundojmë këtë javën e ardhshme”, deklaroi Jean-Baptiste Lemoyne në “France 2” duke përmendur një punë shumë intensive dhe të koordinuar mes europianëve.

    “Ideja është të kemi ndoshta një listë të parë me 50 vende që kanë vënë nën kontroll epideminë dhe për shkak të së cilës ne nuk rrezikojmë sigurinë shëndetësore të francezëve, të europianëve”, shtoi ai.

    Kufijtë e jashtëm të BE-së dhe hapësirës Schengen, të mbyllura që prej 17 marsit për të luftuar kundër përhapjes së koronavirusit të ri, pritet të rihapen gradualisht duke filluar nga 1 korriku. Kufijtë brenda Europës janë hapur kryesisht që prej 15 qershorit.

    “Lista e vendeve do të vendoset mbi bazën e të dhënave shumë objektive epidemiologjike, siç është niveli i incidencës (numri i rasteve të reja për 100 000 banorë) dhe do riaktualizohet çdo dy javë “, nënvizoi Jean-Baptiste Lemoyne.

    Ai nuk theksoi nëse destinacionet e mëdha si SHBA-ja dhe Kanadaja do të bëjnë pjesë në këtë listë të parë/AFP.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Një biznesmen japonez është dënuar me tre vjet e gjysmë burg në Kinë për spiunazh, tha ambasada japoneze në Pekin. Burri, i...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa raketa kundërajrore për sistemin mbrojtës, Patriot, janë tashmë rrugës për në Ukrainë,...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Franca thuhet se nuk planifikon të bashkohet me një iniciativë të mbështetur nga NATO, që vendet evropiane të financojnë dërgesat e armëve...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Është nënshkruar sot në Londër Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm (Royal...
    Lajme16 Korrik 2025
    Misioni i OSBE-së përmes një reagimi në faqen zyrtare kanë thënë se e nënvizojnë rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të...
    Lajme16 Korrik 2025
    Polici dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet Kelmendi, do të varroset sot, pas ndarjes tragjike nga jeta si pasojë e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Anëtari i PDK’së në KQZ, Ilir Gashi, ka thënë se sot janë bërë 30 ditë prej që kanë bërë një kërkesë zyrtare...
    Lajme16 Korrik 2025
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka shprehur mbështetjen e plotë për qëndrimin e Bashkimit Evropian, kundër sulmeve të bëra ndaj...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, për herë të 47-të me radhë, duke vazhduar krizën institucionale që ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.