×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëpartiaku i Zemajt i përgjigjet pozitivisht ftesës së këtij të fundit për betejën kundër COVID-19

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka themeluar sot Bordin këshillëdhënës për COVID-19, në krye me mikrobiologun Lul Raka. Ai ka bërë me dije se ky bord do të ftoj për takim katër ish-ministrat e fundit të shëndetësisë për të dhënë kontribut me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë.

    Një prej ish minsitrave që do të ftohet për takim është edhe bashkëpartiaku i Zemajt, Imet Rrahmani.

    Ai ka treguar nëse do t’i përgjigjet kësaj ftese.

    Rrahmani ka thënë se është i gatshëm që të ndihmoj në çfarëdo iniciative që kontribon në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia, dersia ka treguar se ka kontakte të rregullta me Ministrin e Shëndetësisë.

    “Unë personalisht jam i gatshëm të ndihmoj çfardo iniciative që kontribon në menagjimin e rrethanave në shëndetësi dhe sidomos nē situatēn e krijuar nga pandemia COVID-19. Përndryshe unë jam takuar me Ministrin Zemaj në zyrën e tij dhe kemi kontakte të rregullta”, ka thënë Rrahmani për Express.

    Ndryshe, Bordi do të mbledhë ekspertizën e nevojshme për krizën aktuale të COVID-19 me qëllim që t’i ofrojë Ministrisë këshilla të shpejta, të bazuara në dëshmi shkencore për përgjigjen shëndetësore ndaj COVID-19, raporton Express.

    Në krye të këtij bordi do të jetë mikrobiologu Lul Raka, derisa anëtarë të tjerë të këtij bordi janë Isuf Dedushaj, Muharrem Bajrami, Salih Ahmeti, Rukije Mehmeti, Isme Humolli, Xhavit Rexhaj, Xhavit Gashi, Pashk Buzhala, Besim Kodra.

    “Bordi do të formulojë masat e reagimit që duhet të adresohen në përgjigje të pandemisë Covid-19; do të identifikojë dhe zbus mangësitë, masat e marra ose që duhen ndërmarrë për të përmirësuar dhe menaxhuar përhapjen e Covid-19, përfshirë edhe menaxhimin dhe trajtimin klinik të rasteve”, ka thënë Zemaj.

    Ai ka bërë me dije se Bordi do të ftojë në takime katër ish-ministrat e fundit të Shëndetësisë për të kontribuar së bashku me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

    “Po ashtu, Bordi do të këshillojë edhe për prioritizimin e kujdesit shëndetësor dhe masat mbështetëse, do të rekomandoj politika për adresimin dhe zbutjen e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid-19. Bordi do të ftojë në takime katër ish-ministrat e fundit të Shëndetësisë: Prof. dr. Ferid Agani, Dr. Imet Rrahmani, z. Uran Ismaili dhe dr. Arben Vitia, për të kontribuar së bashku me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, ka deklaruar Zemaj

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.