“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga gjenocidi, tek spastrimi etnik kundër popullit të Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve iu desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë, por edhe ta mbrojnë atë”, ka thënë Basha.
Ai ka shprehur bindjen e tij se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.
“Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor”, përfundon reagimi i kreut të PD-së.