×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bajrami: Fillon ekzekutimi i pagave për këto kategori, pas gjendjes së krijuar nga Coronavirusi

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajram, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar deri më tani, pagat për 10,668 persona.

    Pagesat janë ekzekutuar për masa 3 (mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punëtorëve në shumë prej 170 euro); masa 7 (shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve në shumë prej 100 euro); masën 8 (pagesa e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik në vlerë prej 130 euro) dhe masën 14 (pagesë prej 130€ për punëtorin e regjistruar për dy muajt pasues për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë situatës së pandemisë).Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se janë në proces të konsolidimit të komisioneve dhe presin që së shpejti t’i adresojmë të gjitha aplikacionet dhe t’i paguajmë ato të që janë aprovuar.

    Të nderuar qytetarë,

    Ministria e Financave njofton opinion që është duke u vazhduar zbatimi i masave për ndihmë bizneseve dhe punëtorëve. Bazuar në përfundimin e procedurave vlerësuese të Komisioneve përkatëse dhe aprovimeve të aplikacioneve, Ministria e Financave nga data 12.06.2020 deri më datën 17.06.2020 ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë. Pagesat janë ekzekutuar për masa 3 (mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punëtorëve në shumë prej 170 euro); masa 7 (shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve në shumë prej 100 euro); masën 8 (pagesa e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik në vlerë prej 130 euro) dhe masën 14 (pagesë prej 130€ për punëtorin e regjistruar për dy muajt pasues për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë situatës së pandemisë).

    Po ashtu, Ministria e Financave njofton që në proces të trajtimit janë edhe kërkesat tjera për pagesa, në koordinim midis komisioneve përkatëse dhe ministrive të linjës përgjegjëse dhe këto pagesa së shpejti do të realizohen.Krahas listës prej 2629 përfituesve të aprovuar pardje, sot nga Komisioni është aprovuar edhe lista tjetër prej 985 përfituesve për masën 3b ku sipas Planit Operacional, këta persona do të përfitojnë 50% të Qirasë Bruto. Kjo pagesë do të aprovohet së shpejti dhe masa menjëherë do të ekzekutohet nga Ministria e Financave.Ne jemi në proces të konsolidimit të komisioneve dhe presim që së shpejti t’i adresojmë të gjitha aplikacionet dhe t’i paguajmë ato të që janë aprovuar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.