×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Speciales: Pas intervistimit pritet të konfirmohet ose të hidhet poshtë aktakuza ndaj presidentit Thaçi

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Sot bëhen katër ditë kur ka nisur intervistimi i presidenti të vendit, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale.

    Ftesa për intervistim i erdh presidentit pak javë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori i Specializuar, pranë kësaj Gjykate, e ku sipas saj, Thaçi, akuzohet për 100 vrasje të paligjshme, përfshirë viktima të identifikuara shqiptare, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

    Lidhur me stërzgjatjen e intervistimit të presidentit, avokati i akredituar kosovar nga Specialja, Tahir Rrecaj, ka thënë për Front Online, se është një procedurë e zakonshme.

    Sipas tij, zgjatja e intervistimit varet nga çështjet që i ngrit prokurori dhe nga përgjigjet që jep presidenti për ato çështje.

    “Intervistimi i presidentit Thaçi është duke u bërë për disa ditë. Nuk bëhet fjalë për katër ditë të plota, por për katër gjysmë dite, sepse zakonisht Gjykata Speciale intervistat i fillon nga ora 13:00 pasdite deri në orën 18:00 në mbrëmje.  Varësisht nga interesimi i Prokurorit për sqarimin e shumë çështjeve, në pyetjet që parashtrohen nga prokurori për z. Thaçi, si për pozitën e tij gjatë luftës ashtu edhe pas luftës dhe përgjigjeve të presidentit zgjat edhe intervistimi”, ka thënë Rrecaj për Front Online.

    Avokati i Speciales poashtu ka folur edhe rreth termit propozim-aktakuzë që është përdorur gjatë këtij procesi.

    Ai theksoi se kjo aktakuzë është ngritur nga Prokurori i Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale në Hagë, dhe e njëjta pritet të konfirmohet apo të hidhet poshtë, pas intervistimit të presidentit.

    “Dua të sqaroj se ndaj presidentit Thaçi nuk ka propozim-aktakuzë, dhe këtë nuk e njeh si term Ligji. Fjala është për një aktakuzë që është dërguar në Gjykatë, në kompetencë të gjyqtarit të procedurës paraprake. Ajo është e pakonfirmuar dhe ky intervistim mund të ketë ndikim që gjyqtari të merr një vendim të drejtë për konfirmimin ose hedhjen e aktakuzës. Unë besoj në pafajësinë  e z. Thaçi”, ka thënë ai për Front Online.

    Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

    Në këtë aktakuzë e cila u bë publike me 24 qershor, u theksuar se kjo aktakuzë është vetëm një padi penale e  cila sipas prokurorit është rezultat i një hetimi të gjatë dhe se pas shqyrtimit të aktakuzës nga një  gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së vendoset nëse do  t’i konfirmojë apo jo akuzat./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.