×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Speciales beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi, si dhe ndaj liderit të PDK-së, Kadri Veseli. Ata janë akuzuar për 100 vrasje të paligjshme ndaj luftës së fundit në Kosovë, raporton Front Online.

    Lidhur me ngritjen e kësaj aktakuze, avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, ka thënë për Front Online, se ata deri në momentin kur shpallen fajtorë, nuk mund të konsiderohen si përgjegjës për vrasjet për të cilat janë akuzuar të dy.

    “Fillimisht duhet thënë se ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë parimin e pafajësisë, për Z. Thaçi dhe Z. Veseli sepse ata janë të pafajshëm derisa me një vendim gjyqësor të formës së prerë, shpallet fajtorë. Nëse nuk shpallet fajtorë ekziston pezullimi në standard të lirisë, së tyre”, ka thënë Qerkini për Front Online.

    Qerkini theksoi se ngritja e aktakuzës për presidentin dhe për liderin e PDK-së, ka qenë befasuese

    “Në fakt kemi qenë paksa të befasuar me ngritjen e aktakuzës, ndaj presidentit Thaçi, sepse me sa e dimë ne ai nuk është marrë fare në pyetje nga ana e Dhomave të Specializuara, por sido që të jetë aktakuza tashmë është ngritur. Atyre u mbetet që të ballafaqohen me to”, ka thënë ai.

    Avokati beson që të dy do të dalin të pafajshëm kundrejt aktakuzës që është ngritur për ta.

    “Nga Tribunali i Hagës ka pasur aktakuza edhe në të kaluarën, për Z.Haradinaj dhe z.Limaj, por ja që kanë dal të pafajshëm së bashku me shumë të tjerë dhe shpresojmë që edhe Z.Thaci dhe z.Veseli do të dalin të pafajshëm ndaj të gjitha këtyre akuzave që janë ngritur ndaj tyre”, ka thënë Qerkini. /Front Online

     

    Specialja aktakuzë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...
    Lajme26 Prill 2024
    Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ''Dardania''...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...
    Lajme26 Prill 2024
    Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë...
    Lajme26 Prill 2024
    Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e radhës ka diskutuar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.