×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj: Komisioni le të hetojë si ka shkuar procesi i subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

    Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka thënë se qëllimi i këtij komisioni është të shihet së si ka shkuar procesi i subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore.

    “Ky komision veprimtarinë e ka të aprovuar në ligjin për hetim parlamentar. Qëllimi tij është të shohim si ka shkuar ky proces, a ka lëshime apo ka qenë çdo gjë në rregull. Kanë qenë informatat në opinion për dështimin me kohë të teksteve shkollore, rreth kostove dhe mënyrës së blerjeve, shpërndarjes, ka qenë një opinion me dëmtimin e buxhetit të shtetit gjatë këtij procesi”, tha Dreshaj.

    Deputetja Arjeta Fejza, kërkojë që javën tjetër të vijnë me propozime.

    “Ky takim do duhej të na ndihmonte edhe me mbajtjen e mbledhjes së këtij komisioni hetimor që mos të na pengojë në mbajtjen e mbledhjeve tjera. Javën tjetër mund të vijmë me propozime”, tha ajo.

    Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja, kërkoi që mbledhjet e komisionit të mbahen kur nuk ka mbledhje të Kuvendit.

    “Kemi pas kohë një javë, secili të reflektojmë të cilësohen dyshimet, hipotezat të jenë të qarta për komisionin për administratën. Duhet t’i përkushtohemi këtij konstituimi, me mirësjellje të gjejmë ato mbledhje kur nuk ka mbledhje kuvendi”, tha ai.

    Deputetja, Vlora Dumoshi tha se ka shumë nxënësa që nuk kanë libra, ndërsa këtë deklaratë e kundërshtoi deputetja Fejza, e cila e quajti konstatim të Dumoshit.

    Krejt në fund të mbledhjes u vendos që mbledhja e radhës të mbahet të premten në ora 13:30.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R.H. për veprën penale ” Blerja, posedimi,...
    Lajme06 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë për dy personat e ndaluar me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, ka bërë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij. Sipas Hamzajt...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur...
    Vip06 Maj 2024
    Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli i “Eurovision 2024”, i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Eurovizioni sivjet do të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...
    Vip06 Maj 2024
    Një nga miqtë e Princeshës Catherine (Kate Middleton) dhe të Princit William ka folur për problemet nëpër të cilat po kalon familja...
    Vip06 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit, “Sheqer”. Artistja zbuloi përmes një storie në...
    Vip06 Maj 2024
    Dua Lipa arriti suksesin e radhës. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare prezantoi, këndoi dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.