×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni i Komunave kërkon rishqyrtimin e masave anti-covid për shkak të keqësimit të gjendjes

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkese drejtuar Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu ka kërkuar rishqyrtimin e masave Anti-Covid-19.

    Në këtë letër thuhet se bazuar në statistikat e fundit nga IKSHP, masat e datës 5 korrik nuk kanë dhënë ndonjë impakt në këtë ulje, njofton Klan Kosova.

    ”Bordi Asociacionit të Komunave të Kosovës ka analizuar situatën me zhvillimet në menaxhimin e parandalimit të pandemisë Covid 19, prej datës 05 korrik 2020 deri më 23 korrik 2020 dhe vlerësojnë se është koha që masat e parapara me vendimin e Qeverise së Republikës së Kosovës të datës 05 korrik 2020 të ri-shqyrtohen. Duke marë parasysh që me 5 korrik 2020 numri total i rasteve pozitive me COVID 19 ishte 3.508, ndërsa dje me 23 korrik ky numër ka shkuar në 6.467 raste të infektuar me virusin SARS-CoV-2 po shihet qartë që masat e parapara me 05 korrik nuk kanë dhënë efektin e dëshiruar dhe që këto masa duhet të rishqyrtohen.

    Po shihet qartë që kufizimi i lirisë së lëvizjes në komunat kryesore të Republikës së Kosovës dhe masat që janë ndërmarrë për sektorin e gastronomisë, (koha e aktivitetit të ekonomik të jetë i kufizuar nga ora 21.00 – 05.00), nuk paskan qenë masa përkatëse në parandalimin e përhapjes së COVID 19. Prandaj, me këtë rast, kërkojmë nga Ju që në këtë kuadër të hiqet orari i kufizimit të lëvizjes dhe të niset me lirimin e disa masave për gastronominë, të cilat ishin të vendosura në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë së Kosovës, nr. 01/10 të datës 5 Korrik 2020. Pra, kërkohet që masat të rishikohen në mënyrë që parandalimi i përhapjes së COVID 19 të jetë më i suksesshëm.

    Masat e deritashme, sipas statistikave të përgjithshme, nuk kanë ndikuar në uljen e numrit të të infektuarëve me Covid 19. Prandaj bazuar në këto statistikat, masat e datës 5 korrik nuk kanë dhënë ndonjë impakt në këtë ulje.

    Në anën tjetër këto masa po ndikojnë në ekonominë vendore me theks tek punësimi dhe sipërmarrësit në nivel vendi, sidomos tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat janë duke shkuar drejt falimentimit.

    Prandaj, kjo ka filluar të reflektohet edhe tek qarkullimi i parasë dhe tek të hyrat e një pjese të punëtorëve. Një pjesë e tyre si pasojë e këtyre masave janë duke punuar me gjysmë orari që do të thotë i marrin pagat për gjysmë ose janë në pushime pa pagesë.

    Shqetësuese në këtë drejtim mbetet sektori i gastronomisë. Ky komunitet i ka shprehur shqetësimet tek Kryetarët e Komunave për pasojat e masave në këtë sektor.

    Një element shtesë në këtë drejtim është se gjatë orëve të mbrëmjes qarkullimi është 12% i ditës punuese (7-24) dhe mos puna gjatë mbrëmjes ka efekt negativ 50-60 % e qarkullimit ditor tek gastronomia. Kjo për faktin se gjatë ditës ka frekuentim më të vogël, për shkak të punës dhe temperaturave të larta, derisa orët e mbrëmjes janë më produktive në gastronomi.

    Andaj duke marrë për bazë të gjitha këto, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe një herë që të hiqen masat e kufizimit të lëvizjes dhe të zgjatet orari i punës në gastronomi sepse po shihet qartë se këto masa nuk kanë dhënë ndonjë rezultat pozitiv në parandalimin e përhapjes së COVID 19.

    Është edhe zotimi ynë se, paralel me heqjen e këtyre kufizimeve duhet të vazhdohet më respektim edhe më të madh të rekomandimeve e protokolleve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, pra disatnca fizike, bartja e maskave dhe mbajtja e higjienës përsonale.

    Me shpresë së këto kërkesa do të hasin në mirëkuptimin Tuaj, besojmë se bashkëpunimi mes dy niveleve të qeverisjes do të vazhdoj dhe do të thellohet në betejën e përbashkët anti-Covid19 por gjithnjë në funksion të shëndetit të popullatës dhe zhvillimit të ekonomisë vendore” – thuhet në kërkesën e AKK-së nënshkruar nga z.Xhafer Gashi – Zëvendës Kryetar i AKK-së

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.