×
  • Lajme
  • Lajme

    ASHAK: Kosova dështoi në menaxhimin e Covid-19, gjendja ka dalë jashtë kontrolli

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës vlerëson se situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë ka dalë jashtë kontrollit, dhe se sistemi shëndetësor i Kosovës ka dështuar në të gjithë përbërësit e tij, duke filluar nga kuadri profesional i nënçmuar dhe i nënvlerësuar dhe deri te ndërhyrja e vazhdueshme politike në menaxhment dhe operativë mjekësore dhe shëndetësore.

    ASHAK përmes një komunikate për media konsideron se në këtë rrethanë klasa politike e Kosovës duhet të tregojë përgjegjësi, duke i përqendruar të gjitha resurset politike dhe institucionale për menaxhimin e situatës së pandemisë.

    Sipas ASHAK-ut, Kosova në këtë rrethanë nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë, sepse ai është duke u përdorur për të mbajtur në pushtet individë dhe politika recidiviste dhe për të zhvendosur vëmendjen e opinionit në çështje anësore për Kosovën.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) është duke ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në vend nga pandemia COVID-19, veçmas ditëve të fundit, kur vdekjet dhe infektimet e reja janë shtuar në përmasa të alarmante.

    Kjo situatë e ka bërë Kosovën vend i izoluar, në të cilin kanë dështuar jo vetëm institucionet e shëndetit publik, të rendit dhe të ligjit dhe të mirëmbajtjes së shoqërisë, por edhe vetëdija qytetare, përgjegjësia kolektive dhe vlerat e emancipimit shoqëror.

    Tashmë jemi dëshmitarë se situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë ka dalë jashtë kontrollit, se gjendja e prezantuar dhe e njohur publikisht nuk i përgjigjet situatës reale, e cila është shumë më e rëndë, është e padetektuar, e padeklaruar, ose është duke u fshehur qëllimisht.

    Është e qartë se sistemi shëndetësor i Kosovës ka dështuar në të gjithë përbërësit e tij, duke filluar nga kuadri profesional i nënçmuar dhe i nënvlerësuar dhe deri te ndërhyrja e vazhdueshme politike në menaxhment dhe operativë mjekësore dhe shëndetësore. E gjithë klasa politike, të gjitha qeveritë e pasluftës janë përgjegjëse për gjendjen e krijuar dhe nuk i amniston as koha e shkurtër apo e gjatë, as koha e largët ose e afër e qeverisjes.

    Duke e parë këtë gjendje, ASHAK konsideron se në këtë rrethanë klasa politike e Kosovës duhet të tregojë përgjegjësi, duke i përqendruar të gjitha resurset politike dhe institucionale për menaxhimin e situatës së pandemisë, se ata duhet t’i ulin tensionet dhe konfliktet e ndërvetshme, të gjejnë minimumin e konsensusit dhe të mos i përdorin konfliktet politike si mënyrë për të qëndruar në pushet. Situatën e emergjencës kombëtare duhet ta ndjejnë të gjithë, në rend të parë bartësit e institucioneve më të larta të vendit, sepse atyre iu bie përgjegjësia kryesore për gjendjen e krijuar.

    ASHAK gjithashtu konsideron se Kosova në këtë rrethanë nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë, sepse ai është duke u përdorur për të mbajtur në pushtet individë dhe politika recidiviste dhe për të zhvendosur vëmendjen e opinionit në çështje anësore për Kosovën. Kosova nuk e ka asnjë emergjencë të merret me dialogun në rrethana të këtilla dhe nuk ka asnjë arsye që ta bëjë dialogun çështje të preokupimit themelor të institucioneve shtetërore. Të gjitha kapacitetet shtetërore dhe politike duhet t’i përqendrojë në tejkalimin e situatës së pandemisë.

    ASHAK me këtë rast fton qytetarët të mos përfshihen nga mungesa elementare e vetëdijes dhe e vigjilencës, sepse shteti dhe institucionet e tij nuk do të jenë në gjendje t’u dalin në ndihmë të gjithë atyre që do të kenë nevojë për të. Vetëdija dhe vigjilenca qytetare imponohet si domosdoshmëri e emergjencës kombëtare, në të cilën tashmë është përfshirë Kosova për shkak të pandemisë.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    E Ngarkuara me Punë e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me ministrin e Financave, Hekuran...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja Vjosa Osmani tha se ka folur me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të Iranit në territorin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Gjysmëhëna e Kuqe, njoftoi sot se ka arritur në 787 numri i viktimave nga sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit. Organizata që...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë masa për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ku janë prekur edhe...
    Sport03 Mars 2026
    Arijanet Muric po tregon paraqitje të mëdha me Sassuolon këtë edicion në Serie A. Ylli i kombëtares së Kosovës në ndeshjen e...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha se opozita duhet të marrë pjesë në votimin për Presidentin, ndërsa po raportohet se kjo...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani i paralajmëroi vendet evropiane  kundër bashkimit me luftën kundër Iranit, pasi shumë vende thanë se mund të ndërmarrin “veprime mbrojtëse” përballë...
    Lajme03 Mars 2026
    Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon ka kërkuar që dëshmitari Koen Herlaar të detyrohet që t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve ose dëshmia...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.