
Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami gjatë diskutimit për prezantimin e platformës për dialogun nga kryeministri Avdullah Hoti, e përgëzoi të njëjtin për qasjen që ka ndërtuar kundrejt këtij procesi, raporton Front Online.
“Konsensusi i ka munguar Kosovës. Edhe pse kjo është punë e kryeministrit ka pasur njerëz që kanë ikur nga ky proces. Uroj që ju do ta mbani këtë pozicion dhe që ta vazhdoni këtë qasje pasi që është një proces i vështirë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka kërkuar edhe një unifikim në mes të institucioneve të vendit për procesin e dialogut.
“Nuk duhet të ketë përplasje se kush do t’i marr meritat, por duhet një konsensus në mes të kryeministrisë, presidentit dhe Kuvendit të Kosovës që të jemi sa më unik në këtë proces”, ka thënë Bajrami./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/293364765365989/