×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrihet marrëveshja me Listën Serbe: Zëvendëskryeministrin, 2 ministri dhe Drejtorin për Komunitete do t’i ketë partia e Rakiqit

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur koalicion me Listën Serbe, për bashkëqeverisje.Partia e drejtuar nga Goran Rakiq me qeverinë e re do të ketë shumë më shumë pushtet.

    Pos dy ministrive, kjo parti do t’i ketë edhe dy pozita të larta qeveritare.Sipas burimeve të Gazetës Blic Lista Serbe dhe LDK janë pajtuar që kjo parti ta ketë një zëvendëskryeministër, 2 ministri si dhe drejtorin e Zyrës për Komunitete në kuadër të Kryeministrisë.

    “Ky është dakordimi ndërmjet partive, pritet vetëm të formalizohet kjo marrëveshje”, tha ky burim. Kjo marrëveshje është arritur shpejt, për faktin se janë pikërisht votat e Listës Serbe, që mundësojnë arritjen e shumicës parlamentare, për formimin e qeverisë së re, të cilën pritet ta drejtoj Avdullah Hoti.Zyrtarisht askush nuk ka dashur të flas për këtë marrëveshje.

    Në anën tjetër, sipas burimeve AAK do t’i ketë katër ministri, derisa Nisma do t’i ketë dy ministri, ndonëse ende nuk janë ndarë resoret ministrore.

    Sipas burimeve në takimet që dje kanë pasur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti i ka propozuar atij 4 emra për ministra.

    ”Besnik Tahiri, Selim Selimi, Meliza Haradinaj- Stbulla dhe Blerim Kuçi, janë emrat që i janë propozuar Hotit për të qenë pjesë e kabinetit të tij”, i tha Gazetës Blic një burim i afërt me takimin e djeshëm Hoti- Haradinaj.Megjithatë, pritet që sot përfundimisht të vendoset për emrat e ministrave dhe për dikasteret qeveritare.

    Ndërkohë, portali nga burime brenda AAK-së ka marrë vesh se PSD-së nuk do t’i jepet asnjë dikaster ministror, por megjithatë nuk do të mbetet pa asgjë partia e Molliqajt.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.